GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Varianti “Omicron”, Britania e Madhe shënon viktimën e parë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Varianti “Omicron”, Britania e Madhe shënon viktimën e parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Britaninë e Madhe është shënuar viktima e parë me variantin e ri të Covid-19, Omicion. Lajmin e bëri të ditur kryeministri, Boris Johnson, teksa inspektonte një qendër vaksinimi në Paddington, në perëndim të Londrës. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se të paktën një pacient me variantin e ri ka vdekur në Mbretërinë e Bashkuar.

“Me keqardhje ju them se të paktën një pacient tani është konfirmuar se ka vdekur me Omicron,” u tha Johnson gazetarëve.

Ai gjithashtu theksoi se ideja se Omicron është një variant më pak i rrezikshëm nuk duhet të merret parasysh dhe se është e nevojshme që qytetarët të kuptojnë ritmin e shpejtë me të cilin po përhapet ky variant. Gjithashtu kryeministri tha se gjëja më e mirë për të gjithë është shtimi i dozave të vaksinave.

“Kështu që unë mendoj se ideja se ky është disi një version më i butë i virusit –  kjo është diçka që duhet ta vendosim mënjëanë dhe thjesht të njohim ritmin me të cilin ai po përshpejtohet përmes popullsisë.”-  tha ai.

Të dhëna jo të plota nga spitalet në Afrikën e Jugut, bëjnë me dije se pacientët që preken nga ky variant janë më të rinj në moshë dhe trajtimi i sëmundjes është i njëjtë me variantet paraardhëse, ndërsa shkencëtarët në mbarë botën po analizojnë efikasitetin e trajtimet aktuale. Bazuar në ndryshimet gjenetike që paraqet varianti i ri Omicron, pritet që disa trajtime të kenë të njëjtin efikasitet, por trajtimet të tjera mund të kenë më pak.

Gjithsesi, ajo çfarë dimë deri tani është se ‘’armët’’ për ta luftuar dhe këtë variant janë të njëjtat. Vaksinat mbeten masa më e efikase për të mbrojtur njerëzit nga COVID-19, për uljen e transmetueshmërise apo parandalimin e shfaqjes së varianteve të reja.

Që kur rastet e para të Omicron u zbuluan më 27 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar, Johnson ka vendosur kufizime më të ashpra dhe të dielën ai u kërkoi njerëzve të merrnin vaksina përforcuese për të parandaluar mbingarkesën e shërbimit shëndetësor.

Etiketa: Britania e MadheOmicronvariantiViktima

Lajme të lidhura

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu
Botë

Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

16:25 - 21/08/26
Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Para

Lewandowski: Unë në Itali? Nuk e di, por jo e pamundur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata
Aktualitet

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil ku u...

Lexo më shumë
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26
Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës, te qeveria teknike/ Protestuesit para Kryeministrisë ripërsërisin kërkesat kryesore

Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës, te qeveria teknike/ Protestuesit para Kryeministrisë ripërsërisin kërkesat kryesore

21:01 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com