GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Kthyen apartamentin për përpunim droge, arrestohen 5 persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Kthyen apartamentin për përpunim droge, arrestohen 5 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Policia e Shkodrës njofton se pesë të arrestuarit kishin marrë një apartament me qira dhe e kishin përshtatur për përpunim, përdorim dhe shitje kokaine. Gjithashtu brenda apartamentit mbanin edhe armë zjarri pa leje.

Në pranga kanë rënë, 44-vjeçari Jeton Velaj, 31-vjeçari Elvis Ymeri, 36-vjeçari Denis Dullaj, 51-vjeçari Arben Doniku, dhe një 17-vjeçar, të pestë banues në Shkodër.

Nga kontrollet në apartament u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.

Njoftimi i policisë

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë grup kriminal.

Morën apartament me qira dhe e përshtatën për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, si dhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe si rezultat i hetimeve disajavore dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas kishin përshtatur një banesë në lagjen “Skënderbeg”, për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë dhe për mbajtje të armëve të zjarrit, pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Apartamenti”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit J. V., 44 vjeç, E. Y., 31 vjeç, D. D.,36 vjeç, A. D., 51 vjeç dhe një 17-vjeçar, të pestë banues në Shkodër.

Nga kontrollet në ambientet e apartamentit të përshtatur për këto veprimtari kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë grup kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: apartamentdroge

Lajme të lidhura

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK
Aktualitet

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

13:29 - 06/08/26
Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën
Aktualitet

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26
Para
Shenjat e horoskopit që do të kenë fatin në anën e tyre në qershor

Katër shenjat e horoskopit që do e nisin muajin mbarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26

Këshilli Bashkiak i Këlcyrës refuzoi me unanimitet të plotë draftin e dërguar nga Qeveria shqiptare për shkrirjen e kësaj bashkie...

Lexo më shumë
Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

13:29 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com