GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Irena Gjoka, a ke përdorur mbiemrin Spata? Po ti Duman si i bëre 3 apartamente

19:22 - 01/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Irena Gjoka, a ke përdorur mbiemrin Spata? Po ti Duman si i bëre 3 apartamente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një pyetje gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, e cila vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij në seancën e 30 dhjetorit, nëse ka përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata.

“Irena Spata e ke quajtur ndonjëherë veten ti?”, iu drejtua Berisha nga dritarja ku mban fjalimet e pasdites, ndërsa mbështetësit e tij prej gati dy muajsh protestojnë në mbështetje të ish-Kryeministrit.

Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama si një diktator i llojit të Musolinit, i Ajatollahëve, të Llukashenkos që ka frikë dhe tmerr nga kundërshtari politik dhe që përdor çdo mjet të paligjshëm, dhunon kushtetutë dhe ligje për ta mbajtur atë në arrest shtëpie.

“Edi Rama përdor llume njerëzore të llojit Dumanrë dhe Manekër, njerëz që kanë për moral krimin, apo Kraja dhe Millonaj. Këtu para jush i kam shtruar një pyetje asaj turp gjykatëses, apo ti themi haptas llum gjykatëses.

I kam shtruar një pyetje; a je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për punëra llumi? Nuk ka kthyer përgjigje.

Sonte do ta pyes në emrin tuaj dhe mbarë shqiptarëve, këtë llum gjykatëse; ke përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata se të është dashur. Irena Spata e ke quajtur ndonjëherë veten ti?

Nuk te turp ti moj, ti je një hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral, pa asgjë, që mbahesh aty si skllave e krimeve tua”, tha Berisha.

Në vijim, ish-Kryeministri ka akuzuar edhe kreun e SPAK, Altin Dumani, për të cilin tha se është i vetmi zyrtar që i pjell rroga apartamente, sepse fsheh të ardhurat dhe ryshfetet që merr.

“Çfarë mund ti thuhet Dumanit të partisë, këtij të ndershmi, siç gabojnë verbërisht disa, që në 2016 do të deklaronte 3 apartamente, pa asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës së shtetit dhe disa parave me përkthime nga e shoqja.

Nga 3 apartamentet, Dumani i ndershmi i Edi Ramës, deklaron se njërin ja ka fal kisha.

Do të ju bëj një pyetje ju, do të ju bëj një pyetje: A ka kishë në botë, xhami në botë, teqe në botë që mund ti fal atij që ka strehë dhe apartament, një apartament tjetër.

Por Zoti vesh çdo kishë, çdo xhami, çdo teqe nëse vepron në këtë mënyrë.

Daman-zaman je një mashtrues kriminel që korrupton kishë dhe çdo gjë dhe të ta korruptuar Edi Rama.

Si bëhesh ti me tre apartamente, me rrogë. Pyeteni veten shqiptarë, cili rrogëtar i shtetit mund të behët me 3 apartamente pa pasuri të tjera.

Asnjë i vetëm, përveç Dumanit.

Dumani është i vetmi zyrtar që i pjell rroga apartamente, sepse fsheh të ardhurat dhe ryshfetet që merr.

E gjithë historia me atë që përballeni ju o luftëtarë të vërtetë, njerëz të të vërtetës, është histori krimi, histori turpi.

Kjo është drejtësia e re.

Po atëherë a mund të pyesni pak; çfarë është drejtësia e re?

A nuk është drejtësia e re, drejtësi e krimit. A nuk është drejtësia e re, strofulla e kriminelëve.

Unë e di se aty ka njerëz të ndershëm, burra e gra të ndershëm.

Por problemi është se në atë gjykatë nuk ka dy, por është një kryetare dhe kjo është Irena Spata, Irena me tre mbiemra.

Pra ajo çfarë është ajo? Ajo është gjykata speciale e shtetit.

Po çfarë shteti është ai që vendos Irena Spatën në krye të gjykatës speciale? Ky është shteti i horrave, i banditëve, shteti i kriminelëve”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDumaniGjokaKryesore1

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
I bëri ‘hallvën e vdekjes’ çiftit, reagon motra e Erjolës

I bëri ‘hallvën e vdekjes’ çiftit, reagon motra e Erjolës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com