Monaco dhe Paris Saint-Germain ndajnë pikët në takimin e vlefshëm për javën e 24-t të Ligue 1.
Pavarësisht tentativave të shumta nga të dyja skuadrat, ndeshja e luajtur në “Stade Louis II” përfundoi me barazimin 0-0.
Vendasit provuan të gjenin rrugën drejt rrjetës në minutën e 25’, por ai gol i Ben Yedder u anulua për pozicion të parregullt pas verifikimit në VAR.
Ashtu si në fraksionin hapës edhe në pjesën e dytë rastet ishin të shumta, por rruga drejt rrjetës nuk u gjet as nga Monaco dhe as nga PSG-ja.
Sa i përket Kylian Mbappe, francezi e nisi sfidën nga minuta e parë, por luajti për vetëm 45 minuta, pasi u zëvendësua pas pushimit mes pjesëve.
Pas këtij barazimi, Monaco renditet në vend të tretë me 42 pikë, teksa PSG kryeson me 55 pikë.
Discussion about this post