GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Ekonomia në krizë, Rama merret me evente ndërkombëtare

11:27 - 03/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Ekonomia në krizë, Rama merret me evente ndërkombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri thotë se situata ekonomike e familjeve dhe bizneseve shqiptarë është në gjendje të keqe.

Me anë të një deklaratë për mediat, ajo shprehet se ‘kryeministri Rama vijon protagonizmin në rolin e ri tashmë të organizatorit të eventeve ndërkombëtare’.

Sipas Pampurit, në 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës, është përkeqësuar mjedisi i sipërmarrjes, mungon konkurrenca e meritokracisë.

Ajo shprehet se “përqasje ndaj shtresës së mesme është jo stimuluese, ku me tatimin e ri ndaj mbi 200 profesioneve të lira, përkeqësohet zhvillimi dhe produktiviteti në vend”

Deklarata

Përtej tam-tameve përgjatë kësaj jave dhe protagonizmit të Edi Ramës në rolin e ri tashmë të organizatorit të eventeve ndërkombëtare, qartazi i është larguar plotësisht qeverisjes normale të vendit dhe nuk adreson problemet reale të qytetarëve.

Këtë e tregon situata ekonomike e familjeve, sipërmarrjes, fermerëve, të rinjve e pensionistëve të vendit.

Në dy dekadat e fundit popullsia e Shqipërisë është plakur me ritme të shpejta, gati dy herë më shumë se norma mesatare e plakjes së popullsisë në vendet e BE.

Plakja e shpejtë e popullsisë, e cila përkon me numrin e lartë të personave që mbushin moshën e pensionit nga njëra anë dhe norma e punësimit në vend në ritme mjaft të ulta nga viti ne vit nga ana tjetër, gjë që po e çon drejt ezaurimit të plotë të raportit të zëvendësimit midis kontribuesve dhe përfituesve të pensioneve.

Aktualisht norma e zëvendësimit është 1.1 kontribues për pensionist, ndërkohë që një dekadë më parë ishte 1.4.

Por Shqipërisë gjithnjë e më shumë po i largohen përfundimisht me dhjetra e mijëra qytetarë duke vendosur të marrin një shtetësi të huaj.

Sipas EUROSTAT në dy dekada 604 mijë shqiptarë kanë marrë një nënshtetësi të vendeve të BE, nga ku vetëm në dekadën e fundit (2013-2022) janë rreth gjysëm milionë shqiptarë.

Shqipëria shënon po ashtu numrin më të lartë të papunësisë tek të rinjtë, mbi 32%.

Në 11 vite me rradhë të qeverisjes së Edi Ramës, është përkeqësuar mjedisi i sipërmarrjes, vihet re gjizhashtu, mungesa e konkurencës e meritokracisë, duke vijuar dhe me një përqasje ndaj shtresës së mesme jo stimuluese, ku me tatimin e ri ndaj mbi 200 profesioneve të lira, përkeqësohet zhvillimi dhe produktiviteti në vend.

Politikat stimuluese mungojnë tërësisht, po ashtu financimi në inovacion, start-up, apo sektorët tradicional zhvillimor të vendit si Bujqësia dhe industria e lehtë përpunuese janë në nivele disa herë më të ulta se vendet e rajonit, çka i bën produktet shqiptare jo të konkurueshme as së brendshmi e as së jashtëmi.

Në mungesë të një qeverisjeje në shërbim të qytetarëve, transparente dhe llogaridhënëse e cila në fakt është në shërbim vetëm të një grushti oligarkësh apo njerëzish me interesa të ngushta me qeveritarët nëpërmjet konçesioneve e PPP-ve abuzuese, të cilët po e asfiksojnë ekonominë tonë të vogël, duke penguar të rritet e duke krijuar një mjedis që i shkurajon qytetarët që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Shqiptarët meritojnë një qeverisje të përgjegjshme, transparente e llogaridhënese. Një qeverisje normale, që ka në qëndër qytetarin dhe e orienton vendin drejt zhvillimit e mirëqënies.

Partia Demokratike shumë shpejt do të shpalosë programin e saj dhe modelin e qeverisës, i cili nëpërmjet konsultimit me qytetarët e grupet e interesit do të synojë ti japë frymëmarrje familjeve, biznesit, të rinjve dhe ti rikthejë dinjitetin pensionistëve e shtresave të tjera sociale.

Etiketa: ekonomiRama

Lajme të lidhura

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares
Breaking Views

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26
Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel
Breaking Views

Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

19:06 - 02/02/26
Para
Shpërthimi me 1 të vdekur e disa të plagosur/ Ja ç’thotë Policia

Shpërthimi në Lushnje, ja si paraqitet gjendja e të plagosurve/ Mister mbetet shkaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja...

Lexo më shumë
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com