GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Rama: Baza e NATO përtej kufijve të Shqipërisë, siguri për Ballkanin

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Baza e NATO përtej kufijve të Shqipërisë, siguri për Ballkanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një bazë me rëndësi për të gjithë Ballkanin Perëndimor, kështu e konsideroi kryeministri Edi Rama, hapjen e bazës së NATO-s në Kucovë, këtë të hënë. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Shqipëria pret sot me krenari aleatët dhe partnerët e saj.

“Duke parë një pjesë të të pranishmëve këtu si përfaqësues të një gjenerate tjetër që jetoi të gjitha zhvillimet dhe përpara ndryshimeve demokratike po referohem një fragmenti të gazetës Zëri I Popullit, në maj 1954 kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe gazeta shkruante se të vdekurit po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë Maj kishin çelur më herët për të mirëpritur shokun Hrushov.

Është me rëndësi ky referim se në atë kohë Shqipëria me këtë bazë konsiderohej strategjik i perandorisë sovjetike dhe në Kuçovë kishte një numër jo të vogël avionësh bombardues. Plani i luftës, do të niste me bombardimin e Vjenës, bazave të NATOs në Danimarkë dhe pjesë do të ishin edhe avionët e Kuçovës.

Sot jetojmë në epokë tjetër dhe Shqipëria gjendet në anën tjetër. Duke mirëpritur me krenari aleatët e saj në një aleancë që është në radhë të parë vlerash në mbrojtje të paqes dhe dmeokracisë. Jam i lumtur sot që një punë e nisur prej kohës arriti të përfundojë dhe këtu janë plot miq partner aleatë, ku falenderoj ministrin italian që ka ardhur edhe me disa avionë luftarakë me vete.

Dhe miqtë e aleatët tanë turq që për thuajse 3 dekade mbajtën gjallë frymën e kësaj bazë që sot është transformuar dhe e gatshme si një bazë e re e NATO me një rëndësi që kalon kufijtë e Shqipërisë. Me siguri për rajonin tonë.

Është pjesë e ripërtëritjes së flotës sonë ajrore.

Dy helikopterët e rinj dhe dronët janë pjesë e një rritje që do të vazhdojë. Nga ana tjetër, falënderoj banorët e zonës së Kuçovës për durimin që kanë treguar gjatë rindërtimit të kësaj baze. Uroj shumë që të sjellë për ta mundësi të reja punësimi dhe për të gjithë zinxhirin e shërbimeve duke ndikuar në ekonominë lokale.

I shpreh falënderim të gjithë atyre që kontribuuan duke filluar nga aleatët tanë të NATO- me shpresën se kjo bazë do të shoqërohet nga baza e re detare në Porto Romano për të cilën po punojmë ngushtësisht me NATO,” theksoi Rama.

Etiketa: bazaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Uncategorized

Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike

14:20 - 30/07/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Uncategorized

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

15:29 - 29/07/26
Para
Aksident në rrugën e Arbrit, përplaset furgoni me pasagjerë

Aksident në rrugën e Arbrit, përplaset furgoni me pasagjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, duke sjellë një ashpërsim të masave për shkelësit. Ndryshimet kryesore...

Lexo më shumë
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com