GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri blen 3 bileta për në Verona, njërën vetëm “vajtje”/ Takim me partnerët mafiozë të “Eco Tirana”?

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Flavio Tosi

Flavio Tosi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa më shumë drejtorë nga rrethi i Lali Erit vihen nën hetim nga SPAK-u për inceneratorin dhe landfillin e Sharrës, aq më shumë shtohen fluturimet e kryetari i Bashkisë Tiranë. Duket sikur e heq stresin duke qëndruar të shumtën e kohës në ajër. Ai vjen disa ditë në Tiranë, xhiron disa video me mbjellje pemësh dhe niset sërish në një vend tjetër. Meqenëse kryetari Erion Veliaj nuk tregon se ku shkon e kë takon, nuk i thotë as zyrës së shtypit, ne mundohemi të gjejmë qëllimin e vizitave të tij, që në pjesën dërrmuese janë “Incognito”.

Këtë herë Lali Eri ka vendosur të shkojë në Verona, Itali. Ai nuk do të udhëtojë i vetëm, pasi në dokumentet e tenderit të blerjes së biletave thuhet se do të blihen 3 bileta.

Dy bileta avioni janë vajtje – ardhje, linjë direkt, Tiranë-Verona-Tiranë. Nisje nga Tirana të bëhet më 18 mars 2024 dhe kthimi nga Verona më 21 mars 2024. Më tutje thuhet se, në këtë biletë të jetë i përfshirë bagazhi i plotë dhe siguracioni i shëndetit në udhëtim.

Ndërkohë do të blihet dhe një tjetër biletë avioni vajtje, linjë direkt, Tiranë-Verona. Nisje nga Tirana të bëhet më 18 mars 2024. Me siguri këtë të fundit Veliaj e do për veten e tij, sepse vëmë re që nuk ka datë kthimi dhe shefi do që të qëndrojë ca ditë pushim në Verona. Ah sa bukur, të bësh pushime në këtë qytet romantik!

Përveç kësaj tashmë dihet që Veliaj ka një lidhje të fortë me zyrtarë dhe ish zyrtarë, por edhe personazhe të mafias në Verona. Prandaj nuk është çudi që këtë udhëtim Veliaj ta ketë organizuar për të takuar ish-kryebashkiakun e Veronës, Flavio Tosi.

Për ta bërë më të qartë, po ju sjellim në vëmendje që, në vitin 2016, kryebashkiaku i Tiranës dhe ai i Veronës, Tosi, nënshkruan një marrëveshje për ngritjen e një kompanie të përbashkët që do të merrej me pastrimin e qytetit të Tiranës.

“Bashkia e Tiranës dhe Bashkia e Veronës kanë krijuar një kompani publike për të bërë pastrimin e qytetit, diferencimin e mbetjeve në Tiranë, në mënyrë që ashtu siç Verona është qyteti më i pastër në Itali, të sigurohemi që Tirana të jetë qyteti më i pastër në Ballkan”, shprehej Veliaj në korrik të vitit 2016.

Bëhet fjalë për firmën EcoTirana, e cila deri më sot i ka sjellë kryeqytetit vetëm abuzim me fondet, zhvatje dhe papastërti. Shpesh herë Gijotina.com ka denoncuar tenderët e shumtë pa garë që zhvillohen sipas tekave të administratorëve “Eco Tirana”. Në fakt, kjo kompani u krijua në mënyrë që të pastronte paratë e pronarëve të saj, jo të pastrojë Tiranën.

Siç tregojnë edhe dokumentet, firma Eco Tirana është 51% në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe 49% në pronësi të firmës me pronarë italian AGSM Holding ALBANIA, e cila ka si kompani mëmë k AGSM AIM S.P.A  e dhe AMIA VERONA , firma  në pronësi të Andrea Miglioranzi, që në Itali njihet për pastrim parash dhe lidhje me mafian Ndragheta.

Kujtojmë se  në vitin 2020 kur kompanisë “Eco Tirana” po i dilnin sheshit abuzimet që bënte, duke pastruar paratë përmes procedurave tenderuese, kanë dalë në dritë më shumë fakte për ortakët e Veliajt.

Hetimet nga antimafia italiane

Në qershor të vitit 2020, Antimafia Italiane ka vënë nën hetim me akuzën e bashkëpunimit me grupe mafioze e përvetësim të paligjshëm fondesh Flavio Tosin. Hetimet kanë zbardhur lidhjet e menaxherëve të kompanisë publike të komunës së Veronës, AMIA, me aktivitet në administrimin e mbetjeve urbane, me eksponentë të klanit Arena-Nicosia të mafias kalabreze Ndrangheta me bazë në ishulin Capo Rizzuto në provincën e Krotones (Kalabri).

Operacioni i koduar “Isola Scagliera” ka zbuluar  fakte serioze të lidhjeve të menaxherëve drejtues të AMIA me mafian kalabreze Ndrangheta e në mënyrë të veçantë me familjen mafioze Giardino, e cila ka shtirë aktivitetin e saj të paligjshëm në të gjithë territorin e Venetos, e në lidhje me struktura të ngjashme mafioze në Lombardi e në Emilia Romagna.  Operacioni i antimafias ka vënë nën hetim 26 persona mes të cilëve dhe ish -kryetarin e Bashkisë së Veronës Flavio Tosi, cili akuzohet për pjesëmarrje në përvetësimin e fondeve të shpërdoruara nga ish- Presidenti i kompanisë AMIA, Andrea Miglioranzi i vënë në arrest shtëpiak.

Ai akuzohej për një shumë jo më pak se 5 mijë euro e përdorur për të paguar faturën e një agjencie investigative hetimi e faturura për AMIA, por e përdorur për interesin privat të Flavio Tosit.

Ky operacion ka vënë nën sekuestro paraprake një pasuri prej 15 milionë euro, e konsideruar si frut i aktiviteti kriminal mafioz e që është nën investigimin e antimafias italiane.

E qartë se e njëjta strukturë vazhdon edhe në Tiranë dhe ndoshta SPAK-u po i afrohet kësaj afere. Mund të jetë kjo arsyeja që Erion Veliaj po shkon në Verona? Deri sa të bëjë ndonjë njoftim zyra e shtypit se, kë takoi Lali Eri në Verona, ne po merremi me këtë tenderin e blerjes së biletave për kryetarin. Po shtrojmë disa pyetje që t’i ketë parasysh grupi i KLSH që ndodhet në zyrat e bashkisë prej disa muajsh dhe nuk po e mbyll dot auditin financiar.

Po pse more, Lali Eri i merr lekët e biletave nga buxheti i bashkisë, kur vizita nuk është zyrtare?

Janë 9 mënyra për të shkuar nga Tirana në Verona, duke kombinuar avion, tren, traget, autobus. Pse Lali Eri zgjedh mënyrën më të shtrenjtë për të udhëtuar?

Së fundi, pse njëra biletë është vetëm vajtje? Aman, o Lali Eri, kthehu prapë, se mbetëm pa kryetar!

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Eco TiranaErion VeliajFlavio Tosiortaket italian

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Jetmiri: Juli dhe Romeo do bëhen bashkë kundër meje…

Jetmiri: Juli dhe Romeo do bëhen bashkë kundër meje...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive
KRYESORE

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26

Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë mban sot protestën kombëtare, ku do të...

Lexo më shumë
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com