GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Duhet rotacion/ Fevziu: Ja problemi i madh i Berishës dhe Ramës

21:24 - 04/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nga Shkodra: Edvin, ke marrë rrugën e djallit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Blendi Fevziu thotë se Shqipërisë i duhet ndryshimi i pushtetit, por opozita nuk ka mundësi t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme përballë Edi Ramës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” , Fevziu tha se situata e Sali Berishës, në arrest shtëpie, pritet të vijojë pasi hetimet mund të zgjasin me vite, ndaj ky do të jetë një problem për opozitën.

“Me sa di, hetimet zgjasin edhe dy vjet, pra mund ta mbajnë deri në zgjedhje. Nuk besoj se do ti ngrenë akuzë, por të drejtën e hetimit e kanë dy vite. Një ngërç opozita e ka, që Berisha është i mbyllur.

Protesta e para një jave, la një shije disi ndryshe. Nuk kishte pasur aq njerëz që para një viti e gjysmë, pra tregoi se një lloj tentative për një lloj mirëkuptimi, serioziteti brenda opozitës, shpërblehet në pjesëmarrje.

Pra shoqëria e sheh kur nuk je serioz dhe kur je serioz. Tentativa e parë për tu bashkuar, u reflektua me dalje në rrugë. Shumë pak është por është ndryshim nga tre muaj më parë.

Nuk kam ndonjë shpresë se opozita mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme me Ramën. Opozita nuk ka sjellë ndonjë risi të madhe, ndonjë personazh të ri, që të ngjallë entuziasmin. Kanë ikur edhe shumë shqiptarë, votues të opozitës, zhbalancohet balanca elektorale. Elektorati gri është vështirë të kalojë te opozita pavarësisht pakënaqësisë ndaj Ramës.

Por ndonjëherë më mirë një rrotacion i keq, sesa mungesa e një rrotacioni fare”, tha Fevziu.

Duke analizuar Kryeministrin Edi Rama, gazetari tha se problemi më i madh i tij është se nuk merret me administrin e vendit.

“Nëse më pyet mua që a ka problem që bëhen samite unë them jo. Nuk është lajm pozitiv vetëm për Edi Ramën.

Që Rama nuk merret me administrimin e Shqipërisë kjo është e dukshme. Ai iu ka deleguar detyrat të tjerëve. Merret me gjëra ndërkombëtare. Kjo është jeta e tij. Shumë njerëzve u rri i vogël kostumi i vendit. Edhe Nano e kishte. Disa kryeministra të vendeve janë aparatiçikë të rëndomtë, por kanë pas ekonomi të mëdha, biznese të fuqishme.

Administrimi i vendit është problemi kryesor i vendit. E ka ndihmuar rritja e turizmit. Ka ndikuar te njerëzit që nuk rrimë më aq shumë më kafe. Por problemi është se çfarë do të bëjë me ritmet normale të zhvillimit. Kur moda të ikë pas 4-5 vjetësh, a do të jeta Shqipëria një vend që do të bëjë ekonomi normale?”-tha Fevziu.

Etiketa: berishaFevziuRama

Lajme të lidhura

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
Para
U kap mat, Alba përjashtohet nga Për’puthen (VIDEO)

U kap mat, Alba përjashtohet nga Për'puthen (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

15-vjeçari Erion Boba, nxënës i shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” në ish-kënetë të Durrësit u përcoll në banesën e fundit në...

Lexo më shumë
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com