GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRI/ Tentoi të vriste 34-vjeçarin në Athinë, kapet i riu shqiptar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRI/ Tentoi të vriste 34-vjeçarin në Athinë, kapet i riu shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke ka vënë në pranga shqiptarin e shpallur në kërkim Marios Tralo, 20 vjeç nga Durrësi. Tralo është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi ndaj tij rëndonin akuzat “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. I riu dyshohej se fshihej në Angli, pasi ishte vërtetuar largimi i tij në Shqipëri pas ngjarjes, por policia ka arritur ta kapë në Athinë.

Kujtojmë se rreth orës 03:30 të 2 shkurtit nga një automjet është hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme ndaj Renis Fejzollit, i cili ndodhej në një park në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë.

34 vjeçari u transportua në spital i plagosur me dy plagë arme zjarri, ndërsa policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë. Hetimet e policisë zbuluan se Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 euro Marios Tralo me të cilin ishin shokë. Ata kanë komunikuar në telefon pasditen e 1 shkurtit dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Teksa Fejzolli e priste Tralon në parkun ku ndodhi ngjarja, ky i fundit është shfaqur me një automjet “Toyota Yaris” dhe pasi ka hapur xhamin, ka qëlluar me armë drejt tij. Bashkë më Tralon ne automjet kanë qenë edhe Dushku e Zisis. Në 15 shkurt policia greke ka zbuluar të parkuar në rrugën “Iraklideon 69” në Athinë motorin e markës “Kymco Agility City” në pronësi të Marios Tralo dhe brenda tij është gjetur 1 pistoletë tip “Glock” me një krehër me dy fishekë. Policia greke nisi kërkimet për Tralon, Dushkun e Zisis, por deri tani ka vënë në pranga vetëm të parin.

Marios Tralo rezulton me precedentë penalë për “drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme”, “fyerje”, “dëmtim pasurie”, “shkelje të ligjit mbi armët”, “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” dhe “shkelje të kodit të qarkullimit rrugor”.

 

Etiketa: AthineKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt
Aktualitet

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

21:31 - 12/08/26
Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”
Aktualitet

Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

21:10 - 12/08/26
Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet njëri prej ndërtuesve, ortaku shpallet në kërkim
Aktualitet

Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet njëri prej ndërtuesve, ortaku shpallet në kërkim

20:49 - 12/08/26
Para
Sfidat e Champions League, Bayern do tentojë gjithçka kundër Lazios

Sfidat e Champions League, Bayern do tentojë gjithçka kundër Lazios

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt
Aktualitet

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

21:31 - 12/08/26

Aktivistja Arvina Lleshi tha nga protesta para Kryeministrisë se politikat e qeverisë së Edi Ramës kanë bërë që gjithnjë e...

Lexo më shumë
Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

21:10 - 12/08/26
Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet njëri prej ndërtuesve, ortaku shpallet në kërkim

Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet njëri prej ndërtuesve, ortaku shpallet në kërkim

20:49 - 12/08/26
Protestuesi: Rama s’e çoi Ballukun në burg se është bashkëpunëtor

Protestuesi: Rama s’e çoi Ballukun në burg se është bashkëpunëtor

20:31 - 12/08/26
74 ditë revoltë, mesazhet përmes pankartave: Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë!

74 ditë revoltë, mesazhet përmes pankartave: Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë!

20:14 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com