GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bayern-Lazio, për kë do të bëjë tifo? Klose habit me përgjigjen

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Bayern-Lazio, për kë do të bëjë tifo? Klose habit me përgjigjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse flasim për historinë e fundit të Lazios, është e pamundur të mos kujtohet Miroslav Klose. Kampioni i botës me Gjermaninë luajti disa nga sezonet e tij më të mira me bardhekaltrit në Romë, duke fituar gjithashtu Kupën historike të Italisë më 2013. Ai mbërriti në verën e vitit 2011 nga Bayern Munich.

Tani, skuadra e Sarrit do të luajë për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League ndaj bavarezëve.

Kthimi nis nga rezultati 1-0 i ndeshjes së parë. Klose, në prag të ndeshjes së kthimit, përsëriti dashurinë e tij për Lazion.

“Bayern Munich apo Lazio? Unë do të mbështes bardhekaltrit. Kryesisht sepse kalova një vit më shumë te Lazio sesa te Bayerni. Tani shkoj shpesh në Romë, kam shumë miq atje. Në ato pesë vite te Lazio unë dhe familja ime jemi bërë shumë të dashur për qytetin dhe klubin, për gjithçka që kemi përjetuar së bashku. Për më tepër, atje janë gjithnjë e më shumë në favor të të huajve. Sidoqoftë, Bayerni ishte dhe vazhdon të jetë favorit i qartë”.

Më tej Klose vazhdoi të fliste për lidhjen e tij me bardhekaltrit dhe Italinë.

“Lazio ishte moment kurorëzimi i karrierës sime. Kjo vlen për të gjithë ‘paketën’; me qytetin, me Lazion, me ekipin. Në vitin 2011 kam pasur edhe oferta të tjera nga Anglia dhe Turqia, por si familje zgjodhëm qartësisht Romën dhe ishte gjëja më e mirë që mund të na kishte ndodhur. Jo vetëm sepse fëmijët tanë filluan shkollën atje dhe mësuan italisht, por mësova gjithashtu se në Itali njerëzit e përjetojnë futbollin ndryshe”.

Etiketa: bayernKlose

Lajme të lidhura

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror
Sport

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26
Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët
Sport

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Para
Përndoqi një vajzë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Përndoqi një vajzë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26

Emergjenca e emigrantëve në Ceuta do të jetë në qendër të një mbledhjeje urgjente të ministrave të Brendshëm të Bashkimit...

Lexo më shumë
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com