GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha-Ramës: Do japësh llogari, nuk të mbron dot Dumani. Shqiptarë, ngrihuni dhe…

19:47 - 05/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha-Ramës: Do japësh llogari, nuk të mbron dot Dumani. Shqiptarë, ngrihuni dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se do të japë llogari gjer në një për të gjitha krimet e tij, për të gjitha krimet e drejtësisë së tij, për të gjitha krimet e shtetit të drogës.

“Imagjinoni kur Edi Rama pa asnjë fakt, provë, dokument mban në arrest shtëpie njëlloj si Putini, si Llukashenko kryetarin e partisë më të madhe opozitare, çdo qytetar të mendojë për veten e tij se çfarë të drejtash mund të gëzojë ai, se kush mund ti garantoj të drejtat atij. Se në duart e kujt është fati i tij.

Ndaj dhe thirrja ime është për të gjithë shqiptarët;

Të marrim në dorë fatin tonë, të marrim në duart tona fatin e Shqipërisë në një betejë pa kthim.

Të përmbysim regjimin e bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Në një betejë pa kthim tu japim shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë dhe me dinjiteti.

Të sjellim opozitën në pushtet dhe të hapin dyert e integrimit në Europë të Shqipërisë, të hapim për Shqipërinë dhe shqiptarët dyert e të ardhmes.
Edi Rama ke zgjedhur të mbash pushtet me kriminelë, me vasalë me pengje të marrura.

Por të garantoj se është e afërt dita kur ti së bashku me ta, do të japësh llogari gjer në një për të gjitha krimet tua të shëmtuara, për të gjitha krimet e drejtësisë tënde, për të gjitha krimet e shtetit tënd të drogës”, tha Berisha.

Kreu demokrat tha se në një kohë kur pasuritë e vendit grabiten, plaçkiten çdo ditë, shqiptarët largohen nga Shqipëria si nga ndonjë vend i mallkuar.

“Në një kohë kur Dumani, Kraja, Melonai dhe anëtarë të tjerë të organizatës kriminale të partisë janë bërë mburojë e papërshkueshme e vjedhjeve të tmerrshme të Edi Ramës, i cili nuk ka të ndalur. Pa aferës që arrin në 1 miliardë euro dhe që vazhdon dhe sot non stop, të djegësve ku Rama është autor kryesor me firmën e tij të zezë, Edi Rama shpalli këto ditë se prokurimet publike do ti japë me koncesion.

Dmth do të japë me koncesion shpenzimet e administratës shtetërore prej 1.5 miliardë euro në vit.

Sigurisht koncensionari është gjetur, sigurisht që ndarja bëhet 50 me 50 %.

Nëse ne me guxim nuk vërsulemi të përballemi me këtë regjim, ky regjim do të shkatërrojë Shqipërinë.

Ky regjim do të përvetësojë pasuritë e këtij vendi, do të përzërë shqiptarët nga Shqipëria.

Jetike është beteja jonë, jetike është mosbindja jonë civile, ndaj dhe ne të bëjmë gjithçka për një bashkim të fuqishëm me mbarë popullin opozitar.

Të bëjmë çdo gjë në betejë të vazhdueshme pa kthim për përmbysjen e këtij regjimi.

Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.

Me Edi Ramën votë të lirë nuk ka.

Me Edi Ramën liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë në duart e krimit dhe të tij.

Me Edi Ramën drejtësi nuk ka për qytetarët shqiptarë.

Ndaj dhe ju bëj thirrje qytetarëve shqitarë kudo që janë; të ngrihen sepse kurrë nuk do të kenë të ardhme si qenie jo të lira”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDumaniRamashqiptarë

Lajme të lidhura

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Para
U kapen në fabrikën e drogës që prodhonte kanabis me vlerë 2.8 mln paund, ja sa dënohen 3 shqiptarët

U kapen në fabrikën e drogës që prodhonte kanabis me vlerë 2.8 mln paund, ja sa dënohen 3 shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për...

Lexo më shumë
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com