GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditi 37-vjeçarin dhe tentoi të rrëmbejë të miturin, kapet shqiptari

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
 Mister/ Gjendet e plagosur rëndë një vajzë në qendër tregtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sherr mes shqiptarësh për motive ende të paqarta ka përfunduar në tentativë për rrëmbimin e një të mituri në Zakynthos të Greqisë. Policia greke ka marrë një telefonatë ditën e djeshme rreth orës 16:31, për një debat mes disa personave në rrugën “Yfantourion”, në Zakynthos. Pasi shkuan në vendngjarje efektivët e policisë ndaluan shtetasin Artur Sakaj, 37 vjeç nga Patosi, drejtues i mjetit “Fiat” me targa ZAE1936, e cila kishte xhamat e thyer.

Gjatë marrjes në pyetje në vendngjarje, ai ka deklaruar se përballë farmacisë që ndodhet aty pranë, shtetasi Arian Rrapaj, 41 vjec, i ka bllokuar rrugën me automjetin e tij dhe pasi e ka fyer nga brenda mjetit, ka dalë menjëherë dhe duke iu afruar, ka thyer xhamat anësore dhe të pasme të mjetit të tij dhe e ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e pasme të kokës.

Sakaj ka reaguar me një mistri ndërtimi që kishte në makinë dhe ka goditur Rrapajn në kokë, ndërsa kapi pistoletën dhe e hodhi. Nga një hetim dhe mobilizimi i menjëhershëm i policisë, Arian Rrapaj u lokalizua së bashku me vëllanë e tij Arben Rrapaj, 48 vjeç, në shtëpinë e shtetases E. Sakaj, 39 vjeçe, bashkëshortja e vëllait të Artur Sakajt.

Vëllezërit Rrapaj dëmtuan një automjet tjetër të Artur Sakajt, i cili ishte i parkuar jashtë shtëpisë, më pas hynë në shtëpi kundër dëshirës së kunatës së tij, duke kërkuar bashkëshortin e saj, i cili ndodhej jashtë Zakynthos dhe me nxitjen e saj për t’u larguar nga shtëpia, ata me forcë kanë kapur fëmijën e saj të mitur për ta marrë me vete, por kjo nuk është bërë e mundur për shkak të mbërritjes së policisë.

Nga hetimet në vendin e ngjarjes fillestare si dhe rreth tij në një zonë të treguar nga Artur Sakaj, nuk u gjet asnjë armë zjarri apo prova të tjera në lidhje me të, as nuk u konfirmua nga dëshmia e një personi të tretë. Të plagosurit Arian Rrapaj dhe Artur Sakaj janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Rrapaj po trajtohet për masa paraprake në Spitalin e Zakynthos.

 

Etiketa: DhunëGreqisherrShqiptar

Lajme të lidhura

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Gazeta greke: Skandali më i fundit i korrupsionit godet qeverinë Rama
Aktualitet

Le Monde: Tronditje për qeverinë Rama, është goditur disa herë nga skandale korrupsioni

09:56 - 24/09/26
Nisin tensionet gjatë protestës pranë parlamentit, policia shoqëron dy persona
Aktualitet

Nisin tensionet gjatë protestës pranë parlamentit, policia shoqëron dy persona

09:48 - 24/09/26
Dosja e Agasit/ Çfarë u gjet në telefonin e shefit të Policisë Shkencore, Kalluçi dhe Sulejmani dalin para GJKKO
Aktualitet

Dosja e Agasit/ Çfarë u gjet në telefonin e shefit të Policisë Shkencore, Kalluçi dhe Sulejmani dalin para GJKKO

09:37 - 24/09/26
Para
Turistët shkojnë ta vizitojnë, Muzeu Historik Kombëtar pa drita

Mbyllet për 4 vjet Muzeu Historik Kombëtar, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Gazeta greke: Skandali më i fundit i korrupsionit godet qeverinë Rama
Aktualitet

Le Monde: Tronditje për qeverinë Rama, është goditur disa herë nga skandale korrupsioni

09:56 - 24/09/26

Nga Le Monde Në Shqipëri, kreu i shërbimeve të inteligjencës është nën arrest shtëpiak në lidhje me një skandal korrupsioni....

Lexo më shumë
Nisin tensionet gjatë protestës pranë parlamentit, policia shoqëron dy persona

Nisin tensionet gjatë protestës pranë parlamentit, policia shoqëron dy persona

09:48 - 24/09/26
Dosja e Agasit/ Çfarë u gjet në telefonin e shefit të Policisë Shkencore, Kalluçi dhe Sulejmani dalin para GJKKO

Dosja e Agasit/ Çfarë u gjet në telefonin e shefit të Policisë Shkencore, Kalluçi dhe Sulejmani dalin para GJKKO

09:37 - 24/09/26
Priten tensione! Rrethohet Kuvendi, gardhe metalike dhe forca policie vendosen në rrugët drejt Parlamentit

Priten tensione! Rrethohet Kuvendi, gardhe metalike dhe forca policie vendosen në rrugët drejt Parlamentit

09:07 - 24/09/26
Vlora Hyseni u shkarkua dhe arrestua, Rama komandon drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit

U vendos “arrest shtëpie” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme

08:54 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com