GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Soros e shndërroi Shqipërinë në protektorat në krimit. Gjoka e Dumani mbrojnë Ramën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Soros e shndërroi Shqipërinë në protektorat në krimit. Gjoka e Dumani mbrojnë Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi george Soros se e ka shndërruar Shqipërinë në protektoratin e krimit dhe drogës.

“Kjo është Shqipëria e Xhorxh Sorosit dhe jo Xhorxh Oruellit. Por janë njëlloj, u garantoj unë, nuk kanë ndonjë dallim. Se Xhorxh Oruell i përshkroi, kurse Xhorxh Soros i realizoi. Ai solli këtu këtë farë pushtetarësh të lidhur këmbë e krye me krimin. I sponsorizon këta. Ka shndërruar Shqipërinë në protektoratin e krimit dhe drogës. Dhe mbron regjimin më kriminal në Europë”, tha Berisha.

Kreu demokrat ka ftuar demokratët në betejën pa kthim, në mosbindjen civile.

Në fjalën e tij, ish-Kryeministri iu rikthye akuzave ndaj gjyqtares Irena Gjoka dhe Kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani.

“Këto ditë ju u njohët me tre mbiemrat e asaj që bënë fyerjen më të madhe, fyerjen më të madhe, gjykatësit ta quash gjykatëse. Mirëpo ç’na del? Del se Edi Rama është kapur në flagrancë duke rekrutuar me 225 mijë dollarë McGonigalin.

Është kapur në flagrancë duke i hequr licencën një kompanie dhe dhënë një kompanie tjetër dhe Shqipëria është dënuar 20 milionë dollarë për këtë. Dhe nuk ndodh asgjë. Nuk ndodh asgjë se gjykatësja, ajo që quhet gjykatëse, është fara e mashtrimit, e falsifikimit, e turpit të drejtësisë. Sepse Damani i tre apartamenteve me rrogë shtetërore, edhe njëherë ftoj çdo shqiptar të pyesë: cili është ai që mund të blejë, mund të bëhet me rrogë shteti vetë dhe bashkëshortja, me tre apartamente?

Në Shqipëri jo, por ndoshta edhe në vende të tjera shumë, shumë vështirë. Por nga dolën tre apartamentet? Dolën nga ryshfeti. Dolën nga korrupsioni.
Ndaj dhe i marruri peng, merr të tjerë peng. Dumani është përfaqësuesi më i flagrant i korrupsionit.

Kraja, ish-oficer i policisë sekrete të Enver Hoxhës.

Millonai, një person që shkelmon lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, u mohon procesin gjyqësor”, tha Berisha.

Dhe jashtë akuzave të ish-Kryeministrit nuk mund të mbetet Edi Rama, për të cilin tha se korruptoi McGonigalin dhe ky i fundit u dënua me rreth 3 vjet burg, por Rama vazhdon të korruptojë McGonigalër të tjerë.

“Ndaj dhe çdo shqiptar, që e ndjen veten të detyruar ndaj këtij vendi, ndaj familjes, por edhe ndaj paraardhësve të tij, duhet të mobilizohet, duhet të bashkohet me ne, për të ecur drejt një qeverie teknike, e cila duhet të garantojë zgjedhje të barabarta, të ndershme, për të gjithë shqiptarët.

Vetëm ne mund të realizojmë këtë objektiv.

Të mos presim kurrë se do të vijë njeri të votojë për ne.

Të mos presim kurrë se Edi Rama nxjerr mësime nga krimet që ka kryer.

Por të marrim fatin tonë në dorë.

Edhe njëherë, të trokasim në çdo votë dhe në çdo zemër shqiptari.

Të bashkohemi në mosbindje civile me të gjitha metodat e saj gjersa të gjunjëzojmë këtë kalbësirë që përfaqëson krimin, përfaqëson shkelmimin e interesave të shqiptarëve, përfaqëson aleancën e pushtetit me krimin, përfaqëson pushtimin më të egër që ka shpopulluar shqiptarët ndonjëherë në historinë e tyre.

Me këtë rast, unë u bëj thirrje emigrantëve tanë, diasporës shqiptare, i rikujtoj diasporës rolin e saj të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste, mbajtjen gjallë të shpirtit të lirisë.

Por i them nga ana tjetër se kjo diktaturë që bazohet në aleancë me krimin, vjedhjen e shqiptarëve dhe drogën, ka fuqi shkatërrimtare po aq të madhe dhe më të madhe se diktatura komuniste.

Vërtet kjo nuk ka kampe përqendrimi dhe skuadra pushkatimi, por kjo ka banda ekzekutimi, ka skuadra të rrëmbimit të votave, ka polici politike të votës, ka gjykata dhe prokurori identike me ato që kishte diktatura e parë.

Mos harroni të dashur shqiptarë kudo që jeni: Kryeministri aktual korruptoi McGonigalin dhe ai u dënua me rreth 3 vjet burg. Kurse ky vazhdon të korruptojë McGonigalër të tjerë”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDumaniGjokaKryesore1

Lajme të lidhura

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës
Aktualitet

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik
Aktualitet

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
Para
VIDEO/ “Kacami, surrat i poshtër”, plas sherri në BB VIP. Ç’po ndodh…

VIDEO/ "Kacami, surrat i poshtër", plas sherri në BB VIP. Ç'po ndodh...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Neuer sulmon Bayern: Po e rishikoj të ardhmen time këtu
Sport

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

15:11 - 13/05/26

Manuel Neuer do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich edhe për një tjetër sezon. Sipas raportimeve nga mediet...

Lexo më shumë
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

14:45 - 13/05/26
A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qytetarët “përballë” partive, fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale në Kosovë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet

14:26 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com