Adrian Zendelovski, është lojtari i radhës që do të luajë për Shqipërinë U-21.
Roli i Zendelovskit, është mesfushor shkatërrues. Lojtari është në pronësi të Malmo në Suedi, ku ka debutuar me ekipin e parë, ndërsa këtë sezon është huazuar në ligën e dytë suedeze, tek ekipi i Skövde AIK.
Në të kaluarën, mesfushori ka përfaqësuar Suedinë U-17, ndërsa më pas kaloi te Maqedonia.
Në bisedë e fundit me trajnerin Alban Bushi, e ka bindur 19-vjeçarin, që të zgjedhë Shqipërinë.
Discussion about this post