Një grua e pajetë është gjetur në rrjedhën e liqenit artificial të Viroit në Gjirokastër. Kanë qenë dy kalimtarë të rastit ata që e kanë parë trupin dhe kanë lajmëruar policinë dhe PMNZSH për prezencën e një kufome në sipërfaqe të rrjedhës së liqenit të Viroit.
Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje ku ka nxjerrë nga rrjedha trupin e gruas së pajetë, të padekompozuar. Aktualisht identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur. Deri më tani lidhur me ngjarjen nuk dihen shkaqet dhe rrethanat se çfarë e ka shtyrë gruan të mbytet.
Discussion about this post