GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandal me masat që firmos Arben Shehu i KLSH, vetëm 37% zbatohen, zyrtarët s’i kthejnë përgjigje

15:12 - 08/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandal me masat që firmos Arben Shehu i KLSH, vetëm 37% zbatohen, zyrtarët s’i kthejnë përgjigje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh nga zgjedhja e Arben Shehut në Krye të KLSH në korrik 2020, institucioni kushtetues e ka humbur autoritetin dhe funksionin. Sipas një dokumenti të janarit 2024, që Gijotina.com e disponon, rezulton se institucionet kanë zbatuar shumë pak rekomandime, ndërsa kallëzimet penale ndaj zyrtarëve të korruptuar numërohen me gishtat e një dore.

Performanca e dobët e KLSH

Nga total nga 1417 masa të pranuara nga zyrtarët, vetëm 527 të tilla rezultuan të jenë zbatuar plotësisht (ose rreth 37 % e total masave të pranuara). Kjo shifër ekspozohet pa bujë në “Raportin vjetor të performancës së KLSH”, që është hartuar në fund të muajit janar 2024.

Ky rezultat është skandal për institucionin, por edhe për Kuvendin, pasi KLSH ka bërë shumë hapa pas, krahasuar me 4-5 vjet më parë. Kështu, sipas raportit ndërkombëtar INTOSAI (raporti përfundimtar “Vlerësim i pavarësisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit Shqiptar nga kolegët e institucioneve homologe”) dorëzuar në Kuvend në 2017, numwrohen 145 masa të zbatuar pjesërisht (ose rreth 10 % e total masave të pranuara), 442 në proces zbatimi (ose rreth 31% e total masave të pranuara) dhe 302 masa janë ende pa zbatuar (ose rreth 21% e total masave të pranuara).

Tabela tregon se niveli i zbatimit të rekomandimeve është rritur ndjeshëm, nga 55.4% në vitin 2013 në 70.6% në vitin 2014 dhe ka rënë në 39.3% në vitin 2015. Niveli mesatar i zbatimit gjatë viteve 2013 – 2015 shkon në 55%. Ulja e përqindjes së rekomandimeve të zbatuara në vitin 2015 në krahasim me vitet e mëparshme mesa duket tregon se qeveria ka më pak vullnet për të zbatuar rekomandimet e KLSH-së.

Nga verifikimi i zbatimit të rekomandimeve për vitin 2022 rezulton se nga masat e pranuara janë zbatuar plotësisht 273 masa ose 32%. Nga këto janë rekomanduar 137 masa për shpërblim dëmi nga të cilat janë pranuar 126 masa ose 92% dhe nuk janë pranuar 11 masa ose 8%. Nga verifikimi i zbatimit të rekomandimeve rezulton se nga masat e pranuara janë zbatuar plotësisht 32 masa ose 25%.

KLSH ka dhënë 188 masa për eliminimin e efekteve negative, nga të cilat janë pranuar 187, nga të cilat janë zbatuar plotësisht 27 masa ose 14%,
Një rezultat më mirë duket për masat disiplinore. Nga 242 masa janë zbatuar plotësisht 187 ose 79% e masave të pranuara.
Grupet e auditimit kanë lënë 25 masa administrative, nga të cilat janë pranuar 22 ose 88% dhe nga verifikimi i zbatimit rezulton se janë kryer plotësisht 6 masa ose 27%.

Edhe përqindja e mospranimit të masave nga zyrtarët është e lartë. Referuar verifikimit në terren, rezultoi se nga 1445 rekomandime të lëna gjithsej, 1417 prej tyre janë pranuar, ose rreth 98% e totalit; dhe nuk janë pranuar 28 rekomandime, ose rreth 2% e tyre.
Gjatë drejtimit të KLSH nga Arben Shehu është dëmtuar edhe komunikimi me institucionet. Zyrtarët tolerohen të mos kthejnë fare përgjigje, kur janë të detyruar me ligj.

Nga verifikimi mbi respektimin e afateve ligjore për kthimin e përgjigjes 20 ditore, rezultoi se: në zbatim të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, 29 subjekte kanë kthyer përgjigje brenda afatit ligjor 20 ditor, mbi statusin e rekomandimeve të lëna, ndërsa 16 subjekte nuk kanë kthyer përgjigje.

Më keq akoma paraqitet respektimi i afateve ligjore për kthimin e përgjigjes 6-mujore, ku rezultoi se 11 subjekte kanë kthyer përgjigje brenda 6 muajve, mbi statusin e rekomandimeve të lëna, ndërsa 34 subjekte nuk kanë kthyer përgjigje, Duke pasur parasysh se taksapaguesi i jep çdo vit këtij institucioni rreth 3 milionë euro buxhet, rezultatet janë një mungesë përgjegjshmërie. Për ta bërë më të qartë, mosvënia e ujit në zjarr nga institucionet për kryerjen e rekomandimeve dhe neglizhenca e kryetarit Arben Shehu për të kallëzuar penalisht zyrtarët e korruptuar ka një faturë të kripur për buxhetin e shtetit.

Kjo është tabela e dëmit ekonomik shkaktuar për gjatë 1 viti nga 56 subjekte të audituara, ku dallohet shifra totale 1.23 miliard lekë. Asnjë nga këta titullarë përgjegjës nuk është kallëzuar penalisht, madje as në rastin kur konstatohet se nuk zbatojnë masat për eliminimin e dëmit.

Siç shihet nga tabela, vetëm janë zbatuar plotëisht vetëm 27 masa për eliminimin e dëmit ekonomik nga 111 në total, që kapin vlerën afro 284 milionë lekë.

A i bën përshtypje kryetarit të KLSH-së, Arben Shehu që, sipas tabelës më sipër, janë të pazbatuara 38 masa të lëna nga grupet e inspektorëve të tij, që kapin vlerën 1.1 miliardë lekë? Jo. Nëse do të shqetësohej, do ta ngrinte zërin në Kuvend, në media, në Prokurori. Kryetari i KLSH e përdor postin vetëm për të kërkuar ca lekë më shumë në Kuvend për rroga, dieta, karburant dhe pagesa horaresh për ekspertë të jashtëm që nuk kanë kapacitet më shumë se sa stafi i KLSH.
Për hir të së vërtetës, megjithëse Shehu e ka hequr nga raportet togfjalëshin “kallëzim penal”, gjatë vitit 2022 janë bërë disa propozime për ndjekje penale për disa zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Kadastër, por pasi SPAK-u kishte nisur vetë hetimet në këto institucione.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: KLSHraportiShehu

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Gjuajte babain tim!”, dalin pamjet e dhunës mes Elias dhe Princit

“E bënë për spital”, flet miku i Princ Lekës: Ja kur ndodhi krisja mes çiftit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com