GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: SPAK hesht përballë abuzimeve të drejtorëve të Erion Veliajt

11:29 - 09/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: SPAK hesht përballë abuzimeve të drejtorëve të Erion Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koordinatori politik për Tiranën në selinë blu, Belind Këlliçi, vijoi e dhe sot me denoncimet e aferave që lidhen, sipas tij, me Bashkinë e Tiranës.

Këlliçi tha se edhe pse ka denoncuar drejtorin Mariglen Qato dhe kompaninë ‘5D Konstruksion’, SPAK nuk ka reaguar.

Po ashtu, ai tha se ka denoncuar edhe ndërtuesin Armand Lilo, i cili ka ndërtuar pa leje në mes të Tiranës.

Pavarësisht kësaj, SPAK po hesht, kurse Edi Rama e ka graduar atë si investitor strategjik.

Deklarata

Rreth 1 vit më parë, kam kallëzuar në prokurorinë speciale SPAK, Drejtorin famëkeq të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Mariglen Qato dhe kompaninë famoze ‘5D KONSTRUKSION’.

Mariglen Qato në bashkëpunim të hapur me familjarë të tij, nëpërmjet kësaj kompanie kanë përfituar mbi 45 procedura tenderuese me vlerë 30 milionë euro në Bashkinë e Tiranës dhe 3 leje ndërtimi me firmën e pronarit faktit të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Kulmi i talljes madje dhe i poshtërimit ndaj organit të akuzës është fakti se 1 leje ndërtimi për këtë kompani, është dhënë pasi është regjistruar kallëzimi në SPAK.

Ndërkohë, në nëntor të vitit 2023 kam dorëzuar një dosje të plotë dhe të detajuar me fakte e prova që tregojnë grabitjen e mijëra metrave katrorë tokë në mes të Tiranës, nga kompania ARLIS NDERTIM në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Pronari i kësaj kompanie, i cili ka thyer rekord botëror me ndërtimin e një pallati 7 katësh pa leje mbi kullën ‘Eyes of Tirana’ në Sheshin Skënderbej, jo vetëm që nuk është penalizuar për këtë shkelje, por ka përfituar leje ndërtimi me firmën e Erion Veliajt, mbi një pronë shtetërore e cila nuk ishte në administrim të Bashkisë Tiranë.

Tashmë korrupsioni i rilindjes fatkeqësisht nuk përben më asnjë lajm, edhe pse miliarda euro vidhen e vidhen nga ky sekt në mënyrë të përditshme, por tronditëse është heshtja e drejtësisë së re, verbëria dhe mungesa e guximit për të hetuar deri në fund aferat korruptive që po çojnë në shpopullimin e plotë të vendit, është lajmi më i keq sot për Shqiptarët.

Ndërkohë që SPAK vijon me heshtjen olimpike, Mariglen Qato dhe drejtorë të tjerë të bashkisë, vazhdojnë të majmen me tendera dhe leje ndërtimi. Nga pronarë të një furre buke, sot janë kthyer në investitorë e pronarë biznesesh me vlera dhjetëra milionë euro.

Ndërkohë që SPAK vijon heshtjen dhe gjumin letargjik, Armand Lilo gradohet nga Edi Rama si ‘INVESTITOR STRATEGJIK’. Investitor i cili jo vetëm mund të ndërtojë pa leje 7 kate në qendër të Tiranës, jo vetëm që mund të vjedhë pronën publike ditën për diell, por tashmë si investitor strategjik përjashtohet nga tatimi mbi fitimin për 10 vite.

Të dashur qytetarë,

Edhe unë, si një pjesë e madhe e juaja, kam patur pritshmëri shumë të mëdha për punën dhe rezultatin e organeve të reja të drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit.

Por fatkeqësisht, pas një periudhe të gjatë disa mujore, të mbushur me denoncime konkrete, me fakte dhe prova të pakontestueshme për aferën e shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe bëmat e gjëmat e korrupsionit nga ana e Bashkisë Tiranë, më duhet t’ju them se SPAK mesa duket, ka vendosur të mbajë anën e të korruptuarve dhe jo të qytetarëve të thjeshtë, që duan të jetojnë e punojnë me ndershmëri në këtë vend.

Megjithatë, luftës tonë për transparencë dhe llogaridhënie, ne do t’i shkojmë deri në fund. Partia Demokratike është e vendosur në luftën e saj pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si e vetmja mënyrë për ta çuar vendin përpara dhe integruar në Bashkimin Europian.

 

Etiketa: KelliciSpakVeliaj

Lajme të lidhura

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
Para
Kush e publikoi videon e dhunës? Princ Leka merret në pyetje nga AMP

Kush e publikoi videon e dhunës? Princ Leka merret në pyetje nga AMP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com