GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

I akuzuari për mashtrim merr 7.3 MLN Euro nga UE, vjen denoncimi i dytë për tenderin

14:09 - 11/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
I akuzuari për mashtrim merr 7.3 MLN Euro nga UE, vjen denoncimi i dytë për tenderin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Universiteti i Elbasanit nuk po gjen qetësi me tenderin e fundi që ka zhvilluar, pasi nuk ndalin denoncimet që po i nxjerrin të palarat kontratës. Bëhet fjalë për një tender të firmosur nga administratori Eljan Hoxha me autorizimin e Bordit Administrativ dhe sigurisht në dijeni të rektorit Skënder Topi. Projekti “Ndërtim i Godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike – FSHMT” kushton 7.3 milionë euro dhe ka turbulluar ujërat e universitetit.

Pikërisht kjo vlerë e lartë ka bërë që të nisë sherri për ndarjen e parave dhe kjo përplasje po nxjerr në dritë abuzimet që janë bërë me procedurën. Në dokumentin që Gijotina.com e posedon thuhet se, në datën 05.03.2024 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është protokolluar ankesa e bashkimit të operatorëve ekonomikë “BAJRAMI N” SHPK & “STERKAJ” SHPK & “ZDRAVA” SHPK për procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur mbi kufirin e lartë monetar”, me Nr. REF-92089-12-26-2023, me objekt: “Ndërtim i Godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike – FSHMT”.

Në këtë denoncim të dytë, administratorët e kompanive të sipërcituara shprehen se Universiteti nuk ka argumentuar ligjërisht arsyet e skualifikimit të tyre duke ngritur dyshime se çdo ofertë tjetër është skualifikuar vetëm sepse tenderi ishte i paracaktuar për firmën që në fund përfitoi kontratën. Gjithashtu, në këtë dokument kërkohet që të skualifikohet operatori ekonomik “JUNIK” SHPK, për mospërmbushjen e kritereve nga ky biznes. Konkretisht ata pretendojnë se firma fituese nuk ka të siguruar punonjësit si dhe pretendojnë  që ka manipulime dokumentesh për makineritë që disponon.

“Gjithashtu, bashkimi i operatorëve ekonomikë në formular ankese, ngre pretendime mbi që shoqëria “JUNIK” SHPK nuk ka paguar detyrimet vendore në çdo vend ku ka ushtruar aktivitet në vitin 2022 dhe 2023. Punonjësit e kualifikuar paragjykojmë që nuk janë të siguruar në listpagesat e shoqërisë, në kundërshtim kjo me kriteret e kualifikimit.

Pra, lidhur me stafin inxhinierik, të kërkuar në DST, asnjë lloj forme tjetër si psh mbështetje në kapacitete të tjera nuk ekziston, pasi në kërkesat për kualifikim kërkohet të jenë në listpagesat e shoqërisë ofertuese për muajt e kërkuar. Tek pjesa e makinerive, paragjykojmë që dokumentacioni është I pavlefshëm, mbase I kanë kaluar afatet dhe mund të jenë të skaduar nga data e hapjes së procedurës. Gjithashtu, kërkojmë që të gjitha ofertat e tjera pjesëmarrëse të ngelen në stadin të skualifkuara, pasi nuk plotësojnë të gjitha kriteret për kualifikim”, thuhet në ankesë.

2 Denoncime

Ndërkohë vlen të kujtojmë se edhe në ankesën e bashkimit të operatorëve ekonomikë “BE-IS” SHPK & “2T” SHPK & “Ergi” SHPK, që Gijotina e publikoi pak ditë më parë, pretendohej se “JUNIK” SHPK është shpallur si firmë fituese mes shumë mangësish.

Shkeljet e bëra nga administratori dhe ata që e mbështesin në universitet, kombinohen me faktin se ky tender i madh i besohet një biznesmeni të akuzuar për mashtrime me pasoja të rënda. Për të përforcuar këto akuza, ne ju sjellim në vëmendje që Dedë Maluta, administrator te shoqëria “Junik” shpk në maj të vitit 2022 është denoncuar bashkë me disa persona të tjerë se kanë mashtruar për një tender të hapur nga Prokuroria e Elbasanit. Madje Maluta ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që të tjerët u vunë në pranga. Dhe për këtë dosje të zezë që mban kjo kompani, Universiteti i Elbasanit duhej ta shqyrtonte mirë ofertën para se t’i jepte Malutës një dhuratë kaq të madhe.

Gjithsesi, patatja e nxehtë ka mbetur në duart e Jonaid Myzyrit që drejton KPP. Të lejojë që fondi 7.3 milionë euro të vihet në rrezik të shpërdorimit nga zyrtarët e Universitetit të Elbasanit, apo të anulojë tenderin? Kjo është çështja!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimdy denoncimeKPPrikonstruktim banesetenderuniversiteti elbasanit

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Ishte lakuriq John Cena? Ja përgjigja e pyetjes që i mundoi të gjithë

Ishte lakuriq John Cena? Ja përgjigja e pyetjes që i mundoi të gjithë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë
Breaking Views

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

23:10 - 30/01/26

Kujtimi i poetit të mirënjohur shqiptar, Lasgush Poradeci do të nderohet me një pllakë përkujtimore në shtëpinë ku poeti ka...

Lexo më shumë
Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

23:00 - 30/01/26
“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

22:33 - 30/01/26
“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

22:16 - 30/01/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com