GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inter bie pas penalltive në Metropolitano, Atletico në çerekfinale

07:40 - 14/03/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inter bie pas penalltive në Metropolitano, Atletico në çerekfinale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Atletico Madrid mposht Interin pas goditjeve të 11-metërshave dhe siguron çerekfinalen e Champions League.

Emocione dhe dramë në “Wanda Metropolitano”, me Atletico Madrid që u kualifikua në çerekfinalen e Champions League, pasi eliminoi Interin me penallti. Gjigandët spanjollë fituan 2-1, mes spektaklit, ndërsa ndeshjen e parë e kishin humbur 1-0.  Los Colchoneros, të shtyrë edhe nga brohorimat e jashtëzakonshme të tifozëve në tribuna, e nisën ndeshjen “zjarr”. Që në minutën e pestë, të besuarit e Simeones iu afruan golit, teksa Sommer i tha Jo Lino-s. Një aksion i shpejtë i zikaltërve në minutën e 13-të nuk u finalizua si duhet nga Dumfries, me mbrojtësin që pavarësisht sprintit, nuk kaloi dot Oblak.

Në minutën e 28-të, Morata provoi me kokë, pa rezultat. Për të ardhur te goli i parë i takimit, Interi ndëshkoi Atletico në të 32-tën’ me Dimarco, nëpërmjet një aksioni me shumë pasime. E menjëhershme ishte përgjigja e vendasve. Topi përfundoi mrekullisht te këmbët e Griezmann që nga fare pranë portës, pas një rrotullimi fantastik,  të vendosë ekuilibrat.

Në minutën e 75-të, Thuram mund të kishte mbyllur një herë e mirrë çështjen e kualifikimit, por sulmuesi francez gaboi përballë “gardianit” Oblak. Ankth në fund, shtylla shpëtoi Interin, gjithsesi goli i Depay pak më vonë dërgoi ndeshjen në shtesë.

Shtesa nuk prodhoi gola, ndërsa nga penalltitë më e saktë u tregua Atletico.

Padyshim që heroi i spanjollëve në këtë përballje ishte portieri Oblak, që është zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes nga UEFA. Gardiani slloven arriti të priste dy 11-metërsha atë të Sançez dhe Klasen, duke i siguruar kështu kualifikimin Atletikos.

Një biletë për në çerekfinale e ka prerë edhe Dortmund.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj PSV, sonte verdhezinjtë triumfuan 2-0, me golat e Sancho dhe Reus.

 

 

Etiketa: atleticointer

Lajme të lidhura

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq
Sport

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!
Sport

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 14 Mars 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com