GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Elton Arbana i fal 553 MLN lekë drejtorit të OSSH, Plator Mehmeti për një rrugicë fshati

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Elton Arbana i fal 553 MLN lekë drejtorit të OSSH, Plator Mehmeti për një rrugicë fshati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, është vënë shpesh herë në qendër të opinionit për shkak të tenderëve me shkelje që firmos, për më tepër ua xhiron fondet disa biznesmenëve që vijnë nga bota e korrupsionit. I tillë është edhe ky rast që do të raportojmë më poshtë.

Bëhet fjala për prokurimin me objekt ‘Rehabilitimi i rrugëve në Lagjen Metallaj, Karpen, Bodinok Nj.Ad Maminas”. Hapja e procedurës është bërë në kohë pushimesh, më 28 dhjetor 2023.  Pas Vitit të Ri, Arbana e ka zhvilluar këtë tender për të cilin janë vënë në dispozicion 553 milionë lekë.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Të gjitha faktet tregojnë se kryebashkiaku i Shijakut e kishte planifikuar qysh në vitin 2023 se kujt do t’i jepej ky fond. Shohim në dokumentet e bëra publike se, për këtë tender janë paraqitur 5 oferta, nga kompani mjaft të fuqishme, që përfshihen zakonisht në tenderë me vlera të mëdha.

Por Arbana vazhdoi me planin: 4 prej ofertave i skualifikoi në momentin e parë dhe mbi tryezën e tij mbeti i vlefshëm vetëm zarfi i dorëzuar nga bashkimi i operatorëve   HTM sh.p.k – “VILDEV-CO” sh.p.k.

Oferta e paraqitur është në vlerën 544 milionë lekë, pra vetëm 9 milionë lekë më pak nga fondi limit. Ligji kërkon që oferta duhet jenë jo më të ulëta se 25% nga fondit limit.

Kështu, kontrata u firmos pasi u eliminua konkurrenca, por edhe duke pranuar një ofertë shumë të shtrenjtë. Për këto arsye, Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq”, si shenjë e riskut të korrupsionit ndaj parave të taksa.

 

150 milionë lekë më shtrenjtë

Nëse do të shqyrtoheshin ofertat e tjera, kursimi i fondit do të ishte minimalisht 150 milionë lekë.

Për shembull, RSM Company ka propozuar ta bëjë këtë punë me rreth 400 milionë lekë. Ky operator u skualifikua me argumente që nuk justifikojnë vendimin. Nuk paska deklaruar targat e mjetit autobitumatric! Po mund t’i plotësonte këto t’i jepej një afat. Të anulohej tenderi dhe kompanitë të rregullonin dokumentet siç i do Arbana, sepse janë 150 milionë lekë më pak. Kjo këmbëngulje që nuk pyet për paratë e taksapaguesve shpjegohet vetëm me paracaktimin e fituesit nga kryetari i bashkisë.

Fondi i madh për rrugicën e ngushtë

Çfarë do të bëjë Arbana dhe miqtë e tij me 553 milionë lekë: gërmime, beton në gropat e rrugës, çakull dhe një shtresë asfalti mbi të.

Theksojmë se nga verifikimi i projektit del që kjo është vetëm një rrugë dhe ka gjatësi 1925 metër linear, ndodhet në jug perëndim të segmentit Maminas-Shijak. E gjitha do të kalojë mbi rrugën ekzistuese dhe do të ketë gjerësinë 4 metër, ku me vështirësi mund të shkëmbehen dy makina.

Fakti më qesharak i këtij projekti është se parashikon si “vepra arti” zëvendësimin e 4 tombinove që janë dëmtuar.

Kujt ia jep paratë Arbana?

Sakaq, tërheq vëmendjen fakti se më kë bashkëpunon kryetari Arbana, kujt ia beson lekët që merren nga xhepat e qytetarëve të Shijakut? “HTM” sh.p.k është në pronësi të Ilir Tabakut, por pronari i saj real është Plator Mehmeti, drejtori i OSSH Durrës.

Sigurisht është e ditur tashmë që kalimi i aksioneve në persona fiktiv është një taktikë që përdorin biznesmenët për të fshehur zhvatjet që bëjnë. Dikur Mehmeti ka pasur 90% aksione, të blera nga familjari i tij Ilir Tabaku më 1 mars 2011 me 90 mijë lekë, kur kapitali i kompanisë në atë muaj ka qenë 550 milionë lekë.

Ndërsa dy javë më pas, me 15 mars 2011, kur doli ligji që ndalonte marrjen tenderëve nga personat me dosje penale, drejtori i OSHEE- Durrës, Plator Mehmeti, ia shiti përsëri Ilir Tabakut 90% të aksioneve po me vlerën 90 mijë lekë.

Plator Mehmeti u emërua drejtor i OSHEE në Durrës në vitin 2018 pas një konkursi farsë. Mehmeti është akuzuar në vitin 2008 për tre akuza, “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “falsifikim dokumentesh”

Mehmeti u arrestua në vitin 2007 pasi në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, gjatë viteve 2003-2006 i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm.

Në vitin 2014, Mehmeti u rehabilitua dhe u emërua kryeinxhinier i OSHEE në Durrës. Ai paraqiti një dëmshmi penaliteti që nuk ishte i dënuar.

Mehmeti është akuzuar nga opozita për blerje votash për PS-në në Durrës dhe ky mund të jetë një shlyerje borxhi brenda partisë nga kryetari Arbana.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimElton ArbanaPlator Mehmetirrugicetender

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Akuza për tentativë vrasje, arrestohen babë e bir (Detajet)

Shqiptari tenton të përplasë me makinë ish partneren, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz
Aktualitet

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

15:20 - 02/08/26

Dy persona janë arrestuar dhe një automjet luksoz është sekuestruar gjatë një operacioni kontrollesh të zhvilluar nga Policia e Shtetit...

Lexo më shumë
Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

15:05 - 02/08/26
Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com