GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“21 janari” në dorën e SPAK, Topi: S’gjuajtën vetëm 4 vetë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“21 janari” në dorën e SPAK, Topi: S’gjuajtën vetëm 4 vetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar këtë të enjte në emisionin “Top Talk” në Top Channel komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë për t’i kaluar Prokurorisë së Posaçme çështjen e “21 janarit”.

Ai u shpreh se persona shumë të rëndësishëm të politikës duhet të merren në pyetje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë.

Topi theksoi se SPAK duhet të bëjë një hetim 360 gradë.

“Nga pikëpamja e juridiksionit, kompetencës profesionalizmit, tashmë e ka ajo strukturën që të merret me çështje të ngjarjeve tepër të rënda por dhe me institucionet. Ai komision nuk ishte as nga opozita me njerëz militantë dhe të cilët koha i ka mbuluar me turp në këndvështrimin tim dhe të opinionit publik sepse ngritën një kauzë të rreme dhe në vijim të akuzave vulgare që vinin nga kryeministri i kohës. 21 janari nuk është një datë, një orë, ka preludin e saj, janë shumë data të tjera më pas. Nëse gjykata mori një vendim, unë besoj që nuk është thjesht kjo çështja, është shumë e gjerë, nëse e konsiderojmë një çështje studimore shkencore, përgjithësisht politika është ruajtur për t’u mos u marrë në pyetje në kauzë. Të gjitha palët, gjyqtarët ikin, harrohen, politika është shumë dinamike, ata kujtohen vetëm kur vjen momenti për ta diskutuar 21 janarin”, tha Topi.

Çfarë do të dëshmonit para SPAK?

“Kam qenë i hapur t’i bindem, nuk jam vetëm unë, e dinë dhe ata që për shkak të atij modusi se si e marrin jetën, e shohin TV, e dinë shumë mirë që deklaratat janë publike, ka qenë një ngjarje e paralajmëruar, më datë 21 janar kam folur me ambasadorët, duke paralajmëruar tërhiquni nga konflikti, thirrni në lojë arsyen, askush s’më dëgjoi. Ka shumë njerëz që duhet të dalin për 21 janarin. E nxis SPAK të shohin në 360 gradë, strukturat e shtetit, krerët e shtetit se çfarë i ka paraprirë kësaj dite, diskutojmë historinë e viktimave, viktimë nuk ishin vetëm të vrarët, janë të plagosurit, institucionet e shtetit, është bërë një sulm i jashtëzakonshëm, është delikate historia, çfarë është shkruar është fakt. Kur arsyeja errësohet nga pushteti, çështja e 21 janarit ka shumë njerëz që duhet të merren në pyetje, njerëz shumë të rëndësishëm të politikës, por edhe të tjerë.

Pse u organizua ajo demostratë dhe u dekapitua, ku janë këta që janë duar jashtë, unë bëj pyetjen, por hetimi do t’i marrë në konsideratë, unë jam i prirur t’i besoj, edhe në konteksin e një drejtësie që konsiderohet e re, hetimi duhet të fillojë nga themeli. Duhej një tjetër komision hetimor, ose të vijonte ai që ishte, si mund të ngrihet ai komision, kush ma prishi? Njerëzit diskutojnë në përgjithësi, si mund të sulmohet kreu i grushtit të shtetit, hetoje ishte grusht shteti apo jo, sot duhet të isha i dënuar për jetë si kreu i grushtit të shteti. Prokurori ka qenë në punë duke filluar nga Ina Rama, Dumani, të gjithë kanë qenë në terren, jo vetëm në terren, por kanë bërë edhe mbrojtjen e versionit të akuzës, Prokuroria e ka realizuar misionin e saj aq sa ka pasur mundësi. Duhet parë prokuroria sipas këndvështrimit tim, sot unë jam njeri i lirë, askush nuk ma mohon të drejtën, është parë një lloj lëvizje që vetë koha do ta tregojë, hetimi do ta tregojë”, tha Topi.

Janë të sakta dokumentimet e asaj kohe?

“21 janari nuk është një datë por një çështje me shumë dimensione, mënyra se si është dekapituar politikisht, të gjtiha shkeljet e ligjit, sulmi ndaj institucioneve të shtetit, duhet një hetim i thellë 360 gradë, nuk janë 3 4 vetë që kanë gjuajtur por një numër i madh personash mes të cilëve janë ata të politikës. Përgjegjësia është më e gjerë se sa 3 4 vetë”, theksoi Topi.

Lajme të lidhura

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve
Aktualitet

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

09:37 - 02/06/26
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj
Aktualitet

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

09:02 - 02/06/26
Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)

08:38 - 02/06/26
Para
Broja dhe Manaj?! Ja vendimi i Sylvinhos për miqësoret e Marsit

Broja dhe Manaj?! Ja vendimi i Sylvinhos për miqësoret e Marsit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun: Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë!
Botë

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun: Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë!

10:00 - 02/06/26

Presidenti amerikan, Donald Trump sulmoi ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e situatës në Liban nga Izraeli, në një...

Lexo më shumë
Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

09:37 - 02/06/26
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

09:02 - 02/06/26
Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)

08:38 - 02/06/26
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të paguar administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të paguar administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş