Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi i janë gjetur në shtëpi kanabis i ndarë në doza gati për shitje, fara kanabisi dhe një thikë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në lagje të ndryshme të Vlorës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post