GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Konferenca e parë ndërqeveritare, edhe këtë vit nuk ka datë për Maqedoninë e Veriut

21:12 - 14/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Konferenca e parë ndërqeveritare, edhe këtë vit nuk ka datë për Maqedoninë e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

As këtë vit nuk ka datë për konferencën e parë ndër qeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në. Megjithëse Këshilli për Punë të Përgjithshme i BE-së miratoi konkluzionet për zgjerimin e unionit, në to nuk jepen data apo afate konkrete kur Shkupi dhe Tirana do të nisin procesin negociues. Sekretari shtetëror në diplomacinë Sllovene, Gashper Dozhvan tha se me ardhjen e Qeverisë së re në Bullgari, shpresat për të vazhduar negociatat deri në dialog shtohen edhe më tepër.

“Na duhet korniza negociuese të adaptohet. Është një proces i cili do të shpaloset sa më shpejtë të jetë e mundur. Sapo të kemi Qeverinë e re në Bullgari, jemi optimist se do të jetë e mundur vazhdimi i rrugës së gjatë për dialog”- deklaroi Gashper Dozhvan, Sekretar shtetëror në MPJ, Slloveni.

Pavarësisht se përfaqësuesit e BE-së miratimin e konkluzioneve e prezantuan si arritje të madhe, në njëjtën kohë pranuan se për këtë vit ka përfunduar çështja e zgjerimit dhe se do të pritet mundësi e re gjatë vitit 2022.

Nga ana tjetër kryeministri i sapozgjedhur bullgar Kirill Petkov, pas seancës së parë qeveritare në Sofje, tha se në bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev, janë dakorduar për formimin e shpejtë të grupeve të punës të cilat do të thurin një plan veprimi deri në fillim të muajit të ardhshëm.

“Ata do të strukturoren sa më shpejt që është e mundur dhe shpresojmë se në fillim të janarit do të kemi plan të qartë se cilat do të jenë ata grupe. Do të inkuadrojmë më shumë kulturë, infrastrukturë, ekonomi, si plotësim përskaj historisë. Duhet të bëjmë plan veprimi dhe në fillim të janarit këto grupe të kenë rezultate reale, të japin ide që të ecim përpara me negociatat me një plan më operativ”- tha Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Kryeministri Zaev ka telefonuar Petkovin për t’i uruar zgjedhjen e tij kryeministër. Ai thotë se palët janë marrë vesh për intensifikimin e negociatave.

“Ramë dakord të vazhdojmë të punojmë në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për zhbllokimin e procedurës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe për impuls të ri të përforcimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, në emër të të ardhmes së përbashkët evropiane.”- pohoi Zoran Zaev, kryeministër

Derisa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria si pako mbeten në vendnumëro, Serbia u shpërblye për siç u tha progresin e arritur dhe hapi një kapitull të ri për ambientin jetësorë. Ndërkohë Mali i Zi u vlerësua për progresin e treguar në bisedime. Të njëjtat konkluzione pritet të konfirmohen edhe nga shefat e shteteve anëtare të cilët do të takohen më datat 16 dhe 17 dhjetor në Samitin e BE-së.

Etiketa: dateKonferenceMaqedonia e Veriutnderqeveritare

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
Skandali, në denoncimin për Kokën përfshihen edhe inceneratorët e Tiranës dhe Fierit

Skandali, në denoncimin për Kokën përfshihen edhe inceneratorët e Tiranës dhe Fierit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të vendosur pagesa mbi kalimin në tunelin e...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com