GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Beu i Belshit, Arif Tafani fal 41 milionë lekë për telat rrethues të tregut

14:46 - 23/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Beu i Belshit, Arif Tafani fal 41 milionë lekë për telat rrethues të tregut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për një gardh rrethues, Kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani, rrumbullakos 41 milionë lekë. Këtë e bën në kuadër të angazhimit në përmirësimin e kushteve të tregut bujqësor-blegtoral të qytetit. Tafani hapi një garë me objekt ‘Blerje materiale për “Zgjerimin e rrugës dhe krijimin i eksesit(hyrjes) për ke tregu bujqësor-blegtoral, Belsh ”.

Menjëherë bie në sy shkrimi me gabime në formë dialektore i titullit të tenderit, i cili është publikuar pa ndryshime në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Nuk duket serioze të shkruash “për ke tregu”, por Beu i Belshit do ketë punësuar ndonjë person të pashkolluar mirë që i shkruan  këto njoftime.

Sipas projektit do të ndërtohet një gardh rrethues me pak mur e tela që të përcaktojnë rrugën hyrëse në treg, se deri më sot  është një rrëmujë e madhe.

Epo kujt do t’ia priste mendja që për të pastruar anët e rrugës dhe për të vendosur një gardh rrethues do të harxhoheshin 41 milionë lekë të taksapaguesve të Belshit. Brenda dy javëve Tafani ka hapur dhe mbyllur garën dhe më datë 21 mars 2024 ka shpallur fituesin. Në fillim ishin 6 oferta që u dorëzuan për këtë tender, por kryebashkiaku i skualifikoi të gjitha, përveç ofertës së kompanisë SAM-ARS 2016, në pronësi të biznesmenëve Arlind Muça dhe Maliq Haka.

Edhe pse një kompani të tjetër kishte ofertë më të ulët dhe mund t’i kursente bashkisë 2 milionë lekë, Tafanin nuk e pengonte asgjë që të xhironte lekët tek firma që e kishte paracaktuar.

Tenderi është vlerësuar me “Flamur të kuq” nga Open Data (shenja e riskut të korrupsionit).

Duket se Tafani e paska kërkuar me qiri kompaninë që i ka dhënë lekët e gardhit me tela.

“SAM-ARS 2016” në vitin 2019 u bllokua nga Tatimet Elbasan dhe gati u sekuestrua sepse nuk kishte paguar taksat. Ndërkohë, kjo kompani nuk ka dorëzuar në QKB bilanc ekonomik qysh nga viti 2019.

Pra, kemi të bëjmë me një kompani që nuk mund të marrë pjesë në tenderat për punë publike. Për më tepër, sipas dokumenteve standarde të tenderit, “Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për vitet financiare (2020-2021-2022) ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 40% e vlerës së parashikuar në kontratë. Pra, shkeljet e bëra nga Tafani janë flagrante dhe përbëjnë vepër penale pasi shkelet barazia në tendera.

Aferat e Tafanit

Tafani është mësuar që të shpërdorojë buxhetin e bashkisë Belsh në favor të biznesmenëve që u jep tendera pa garë. Dëmet e shkaktuara janë bërë pjesë e disa raporteve të auditimeve të KLSH. Gjithsesi, Tafani është në krye të bashkisë prej disa mandatesh. Ai është zgjedhur kryetar i Bashkisë Belsh në vitin 2000, 2003 dhe 2007. Kryetari u rrëzua nga votuesit në vitin 2011, kur ata zgjodhën një kryebashkiak demokrat, Asqeri Kuqjan. Në vitin 2015, Tafani u rikthye si kandidat dhe fitoi sërish. Ai u emërua kryebashkiak në 2019, pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhje dhe në maj të vitit 2023 fitoi mandatin e gjashtë. Kështu vazhdon të abuzojë me detyrën dhe të pasurohet.

Bashkëshortja e Tafanit, Eli është drejtoreshë pranë kopshtit nr. 1 në Elbasan, ndërsa e bija Alessia Tafani punon pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit me në krye Dritan Agollin, një nga drejtorët më të lakuar për afera korruptive.

Alessia është punësuar pranë FSHZH si arkitekte, falë lidhjeve të babait, qysh kur ishte vetëm 20 vjeçe. E gjithë familja i shijon tashmë të mirat e punës në administratë!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: abuzimalessiaArif TafaniGruajakryebashkiakred flagtenderVajza

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Lodra dhe lule, viktimat e Moskës po nderohen në mbarë botën

Lodra dhe lule, viktimat e Moskës po nderohen në mbarë botën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Lexo më shumë
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com