GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Skema si Agolli i FSHZH po përfiton miliona nga paratë publike”

15:47 - 23/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) i drejtuar nga Dritan Agolli, po bën kërdinë me tenderët.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) i drejtuar ngas Dritan Agolli, po bën kërdinë me tenderët.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar një skemë sipas saj klienteliste, që ka në qendër një kompani nën zotërim të Dritan Agollit, aktualisht kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). PD denoncon se përmes kësaj firme dhe duke shfrytëzuar postin, zyrtari i lartë po përfiton shuma të majme nga institucione të tjera shtetërore.

PD sinjalizon edhe për procedura të dyshimta tenderuese të institucionit që Agolli drejton.

“Dritan Agolli, ish-drejtor i Urbanistikes më pas administrator i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht ish-anëtar i Bordit të UKT, prej shkurt 2019 mban detyrën e drejtorit ekzekutiv të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili shpenzon rreth 240 milion euro në vit me tendera, etj. Përveç shkeljeve të konstatuara nga KLSH për punime të pakryera dhe shkelje të afateve në zbatimin e kontratave lidhur me procesin e rindërtimit dhe jo vetëm, Agolli është cituar si emër i cili përveç tenderave klientelistë ka shfrytëzuar postin për përdorimin e fondeve publike në favor të familjarëve dhe miqve”, tha këtë të shtunë nga selia blu zëdhënësja anti-korrupsion në selinë blu, Genta Vangjeli.

Më tej, ajo renditi edhe projektet përmes së cilave “Magnum Opus Group SHPK” e Agollit ka përfituar shuma të majme nga institucionet shtetërore vitet e fundit:

  1. Në 21 Mars 2019, kompania në pronësi të Dritan Agollit, Magnum Opus Group SHPK, ka lidhur kontratë me UKT Tiranë në vlerën 178 milion lekë. Pjesë e kontraktorit edhe kompania Goldsmath shpk, ku pronare ka qenë edhe bashkëshortja e Dritan Agollit deri 25 janar 2020.
  2. Dritan Agolli edhe pse zyrtar i lartë, ka përfituar pagesa në favor të kompanisë në të cilën është pronar.

Magnum Opus Group shpk ka përfituar para si konsulent për projekte shtetërore konkretisht:

2.1 Hartimi i biznes planit strategjik 5 vjeçar, të autoritetit shtetëror për informacionin gjeo-hapsinor, organizuar nga kompania e Dritan Agollit Magnum Opus Group, ku morën pjesë Autoriteti Hartografik Norvegjez, donatorët e projektit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeo-hapsinore dhe ASIG.

2.2 Projekti FLED (2018-2030) i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) që po zbaton projektin “Për Reformën Rregullatore në Sektorin e Pyjeve, Shqipëri”, financuar nga Qeveria Suedeze me anë të Agjencisë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar(Sida), e cila po mbështet Reformën Rregullatore në Sektorin e Pyjeve.

Kompania e Dritan Agollit, “Magnum Opus Group” sh.p.k. (MOG), luan rolin e ekspertit për këtë projekt.

2.3 “Plani kombëtar i veprimit për strategjinë kombëtare për ndryshimet klimaterike 2020-2030, ku përfshihen shumë institucione shtetërore, ministri, FSHZH drejtuar nga Dritan Agolli si dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim të Bashkëpunimit Ndërkombëtar së bashku me Magnum Opus Group kompaninë me pronar Dritan Agollin.

2.4 “Plani Kombëtar i Menaxhimit të Sigurt të Kimikateve” hartuar (2022) për 2020 – 2030, i hartuar nga Agjencia Suedeze e Kimikateve dhe kompania e Dritan Agollit Magnum Opus Group shpk një platformë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) me mbështetje të Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA).

2.5 Kompania e Agollit Magnum Opus Group shpk gjatë periudhës 2020 – 2021 përfitoi 21.8 milion lekë nga Aparati i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit vetëm si rimbursim tvsh për projektet e kryera.

Ajo kujtoi tenderin e dyshimtë 400 mijë dollarë të dy viteve më parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që e vuri Agolli në qendër të raportimeve medatike.

Deklaratën e mbylli duke u shprehur se drejtorët e Ramës, duke shfrytëzuar pushtetin, kujdesen që bizneset e tyre dhe të familjarëve të lulëzojnë.

“Në 2022 SPAK nisi hetimet për Dritan Agollin lidhur me një tender të anuluar me objekt: ‘Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal, duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave’ për të cilin FSHZH shpalli fitues kundrejt vlerës 400 mijë euro shefin e kuzhinës të lidhur me lokalin e të birit të Agollit të denoncuar më parë nga PD. Kështu drejtojnë institucionet drejtorët e Ramës të cilët kujdesen për lulëzimin e bizneseve personale madje edhe familjare, duke shfrytëzuar pushtetin e duke shtrirë tentakulat e gllabërimit të parave nëpërmjet kontratave e projekteve afatgjata, mundësisht në çdo sektor publik. Ligji në këndvështrimin e tyre nuk ekziston aq kohë sa për ta nuk ka asnjë penalitet”, përfundoi Vangjeli.

Etiketa: Dritan AgolliFSHZHKryesore1

Lajme të lidhura

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin
Breaking Views

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
Para
Arjola zbulon dëshirat e pathëna, “Nuk e kam parë veten vetëm si aktore”

Plane për një martesë të dytë? Flet Arjola Demiri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka...

Lexo më shumë
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com