GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nuk ka prodhim vendas, importet e fruta-perimeve rriten 63%

07:47 - 25/03/24
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodh me trupin nëse nuk konsumojmë fruta dhe perime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Importet e frutave dhe zarzavateve u rritën me 63% në periudhën janar-shkurt 2024 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa eksportet e këtij grupi po rriten me ritme shume më të ulëta.

Të dhënat zyrtare për tregtinë e jashtme tregojnë se ekonomia shqiptare po rrit dukshëm varësinë në importe, duke reflektuar dëmin që krijoi nënçmimi i euros në sektorin e prodhimit. Këto efekte janë shtrirë edhe në sektorin bujqësor të vendit, i cili po bën hapa pas në vend që të shfrytëzojë klimën dhe pozitën gjeografike që krijojnë kushte për prodhim më cilësor se fqinjët.

Në dymujorin e parë 2023, importet dhe eksportet e zarzavateve ishin të njëjtat sasi, por ky raport u përmbys këtë vit, pasi flukset nga jashtë pësuan rritje të shpejtë.

Rritjen më të madhe e kishte importi i zarzavateve, i cili ishte 79% më i lartë se në dymujorin e parë të vitit 2023, ndërsa importi i frutave ishte 49% më i lartë në dymujorin 2024 se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Rritja e importeve po tregon se kërkesa që po shtyhet nga turizmi nuk po e rrit prodhimin vendas, duke bërë që pjesë e parave që lënë turistët në vendin tonë të ikin sërish jashtë për importin e ushqimeve. Nëse ekonomia e vendit nuk i lidh zinxhirët e prodhimit me turizmin, fitimet që duhet të mbeten në vend, po rikthehen jashtë për blerjen e mallrave që i nevojiten konsumit të brendshëm.

Të dhënat e tregtisë tregojnë se të gjithë mallrat që lidhen me shërbimet turistike janë rritur dukshëm këtë fillimvit, teksa vendi po përgatitet për një rekord të ri vizitorësh.

Bujqësia mund të ishte përfituesi më i madh nga turizmi nëse koordinohen politikat dhe të rritet mbështetja financiarë për sektorin. Por kjo nuk po ndodh. Pakësimi i popullsisë në zonat rurale ka reduktuar mbjelljet në ngastra të vogla për vetëkonsum. Në tkurrje dhe në plakje popullsia e fshatit sidomos në Veri dhe Jug të vendit është kthyer në konsumator të tregjeve.

Nga një vëzhgim në tregjet e pakicës, më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tezga janë nga importi. Patatet dhe fasulet po vijnë nga Egjipti dhe Turqia, perimet dhe frutat nga Greqia, bulmetrat dhe drithërat nga Serbia, Ukraina, Maqedonia e Veriut etj.

Kanalet e importit të ushqimeve janë rizgjuar dhe po intensifikohen, duke dekurajuar edhe më tepër fermerët dhe blegtorët të ushtrojnë profesionin e tyre. Zbrazja e fshatrave nga popullsia po tkurr sipërfaqet e mbjella në fusha në disa kultura dhe, nga ana tjetër, turizmi po nxit rritjen e kërkesës për produkte ushqimore.

Për të plotësuar nevojat ushqimore, vendi po i drejtohet importit, i cili po rritet me shpejtësi kohët e fundit. Për të gjithë vitin 2023, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 10% në krahasim me vitin 2022, zgjerimi më i lartë në dy dekadat e fundit./Monitor

 

Etiketa: frutaimportperime

Lajme të lidhura

Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së
Aktualitet

Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

08:49 - 13/12/25
Rama rrit rrogat e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, shtesa deri në 150 mijë lekë për pozicione kyçe
Breaking Views

Rama rrit rrogat e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, shtesa deri në 150 mijë lekë për pozicione kyçe

17:46 - 12/12/25
Qeveria e zhytur në korrupsion/ The Economist: Rama po tenton të joshë BE-në!
Aktualitet

Qeveria e zhytur në korrupsion/ The Economist: Rama po tenton të joshë BE-në!

16:15 - 12/12/25
Para
Sulmohet me armë në Shkodër

Shpërthim tritoli në portën e një banese në Shkodër, dyshimet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25

“Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Lexo më shumë
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25
I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

11:07 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com