GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria u dha ujësjellësve rreth 3 milionë euro vitin e shkuar

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria u dha ujësjellësve rreth 3 milionë euro vitin e shkuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve kanë përfituar vitin e shkuar 310 milionë lekë,  apo rreth 3 milionë euro nga buxheti i shtetit në formën e subvencioneve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë raportoi se ky fond ishte planifikuar në këtë shumë qysh në fillim të vitit dhe u realizua plotësisht.

“Plani vjetor për subvencionin e shoqërive të ujësjellës kanalizimeve, në vlerën 310,000,000 lekë, është realizuar 100%, sipas kritereve dhe metodologjisë, të miratuar në zbatim të udhëzimit nr.12, datë 26.09.2023 “Për miratimin e metodologjisë, për kriteret dhe procedurat, për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve shtetërore, për ofruesit e shërbimeve në sektorin e ujësjellës kanalizimeve”. Plani vjetor i akorduar, për fondin e veçantë 152,000 lekë, është realizuar në vlerën 105,000 lekë, ose 69%” vlerëson MIE.

Mbështetja buxhetore për ujësjellësit përmes subvencioneve është një praktikë që vijon prej vitesh në kushtet kur këto shoqëri kanë shënuar humbje te vazhdueshme si dhe borxhe prej qindra milionë lekë të akumuluara ndaj kompanive të treta siç janë ato të energjisë. Në shtator të vitit të shkuar sa i takon subvencioneve Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë miratoi një metodologji duke renditur pagesat prioritare që duhet të kryheshin me këto para.

“Prioritet për përdorimin e fondit nga shoqëritë rajonale ose/dhe shoqëritë të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e shoqërisë rajonale, është likuidimi i detyrimeve emergjente të cilat pengojnë veprimtarinë normale të shoqërisë” thuhej në metodologji .

Në pikën 4 sqarohej se subvencioni i përfituar sipas pikës 1 të kësaj metodologjie do të përdoret nga AKUM-i së pari për shoqëritë të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen ose kanë krijuar shoqërinë rajonale brenda vitit 2023, sipas VKM-së nr. 302, datë 11.5.2022, të subvencionohen me vlerën nga 30 milionë lekë secila.

Së dyti, pjesa e mbetur e fondit të subvencionit përdoret nga AKUM-i për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike të shoqërive rajonale ujësjellës-kanalizime sipas prioriteteve të mëposhtme:-Shoqëritë që kanë mbi 75% të prodhimit me ngritje mekanike;-Shoqëritë që kanë krijuar detyrime të reja për energjinë gjatë vitit 2023, për shkak të kostove të larta të energjisë” thuhet në metodologji. Vlerësimi i nevojave për fondin e dhënë si dhe shuma finale që  jepet llogaritet nga Agjencia në bazë të dokumentacionit që përcaktohet në kuadrin ligjor.

Sektori i ujësjellës kanalizimeve ka qenë vitin e shkuar në një aktivitet intensiv agregimi duke synuar bashkimin e ujësjellësve për të krijuar ndërmarrje më të mëdha një proces që ka përparuar ndjeshëm dhe ku mbeten shumë pak ndërmarrje që kanë finalizuar këtë ku bën pjesë edhe Tirana, Vora dhe Kamza.

Lajme të lidhura

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina

13:25 - 02/06/26
Para
Gara e kamarierëve në Paris, ecin dy kilometra me tabakanë plot

Gara e kamarierëve në Paris, ecin dy kilometra me tabakanë plot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje
Botë

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26

Irani ende nuk i është përgjigjur një marrëveshjeje përfundimtare të propozuar me SHBA-në, që synon t’i japë fund konfliktit. Kështu,...

Lexo më shumë
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş