Alma Cami do të jetë drejtoresha e re e QSUT, pas largimit nga detyra të Albana Ficos.
Cami aktualisht është nëndrejtoreshë tek spitali “Shefqet Ndroqi”.
Kujtojmë se Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.
Largimi i saj vjen në kohën kur QSUT është përfshirë nga skandali i zjarrit në urgjencën e re.
Opozita ka akuzuar Ficon për skandalin, kurse deputetët e PD nuk u lejuan të hetojnë më tej këtë ngjarje të rëndë.
Kreu i opozitës, Sali Berisha, tha se Edi Rama e mori në mbrojtje Ficon, pasi kjo e fundit është motra e ish-partneres së tij.
Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në ‘QSUT’ është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit po hetohen nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa drejtoria nuk mori masa pas ngjarjes për menaxhimin pa vonesa të urgjencave. Më shumë se 1 muaj që nga rënia e zjarrit, qytetarët sorollaten, teksa u vonohet ndihma e shpejtë.
Discussion about this post