GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Anulohet kontrata 90 MLN lekë e mishit të luanit, denoncohet tenderi që Lali Eri ia fali Njazi Prençit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Anulohet kontrata 90 MLN lekë e mishit të luanit, denoncohet tenderi që Lali Eri ia fali Njazi Prençit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Tigrat” e tenderëve përplasen për paratë e mishit të luanit që po ndan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Furnizimi me ushqim i kafshëve të Kopshtit Zoologjik nuk ka qenë më parë tërheqës për bizneset, por tani fondi është rritur. Dhe ndërsa jemi në fund të muajit e tretë të këtij viti, kafshët presin ushqimin, por Lali Eri akoma nuk ka vendosur kujt do t’ia xhirojë paratë.

Gjërat nuk i kanë shkuar sipas planeve, pasi miqtë e kryebashkiakut po tregohen të paduruar dhe kanë nisur të rrjedhin jashtë pakënaqësitë. Nexhmi Balla, themeluesi i firmës ‘Nelsa shpk’ ka denoncuar në KPP tenderin me objekt “Blerje mish për kafshët e Kopshtit Zoologjik për vitin 2024”.

Sikur shihet në dokumentin që disponojmë, gara për këtë tender është mbyllur më datë 15 janar 2024 dhe fituesi ka përvetësuar 90 milionë lekë nga taksat e qytetarëve. Katër firma kishin paraqitur oferta për këtë tender mes tyre dhe ‘Nelsa shpk’, por duke qenë se kjo e fundit kishte përfituar tenderin e frutave, Veliaj 90 milionë lekëshin ja ndau firmës M.C.CATERING SHPK, në pronësi të Gentjan Prençit, djalit të biznesmenit Njazi Prençi.

Prençi e përfitoi këtë tender pa garë sepse ofertat e tjera Veliaj i skualifikoi që në fazën e parë të tenderit dhe më tej i hapi rrugën firmës  M.C.CATERING SHPK .

Denoncimet

Nexhmi Balla, i mësuar të përfitojë gjithçka nga bashkia dhe konkurrentit tjetër Argent Daci (person fizik) e denoncuan  tenderin duke i nxjerrë të palarat. Në këtë ankesë ”NELSA” shpk  pretendon se operatori ekonomik ”MC Catering” shpk nuk ka përcaktuar numrin e punonjësve të disponueshëm stafin që do të angazhohet për realizimin e kontratës dhe nuk ka paraqitur të dhënat për mjetin.

Në këtë pikë KPP shprehet se si komision i kanë dërguar “Mc Catering” informacion për këtë çështje më datë  19 shkurt 2024 dhe firma i ka vënë në dispozicion. “Nga verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në sistemin elektronik nga operatori ekonomik “MC Catering”shpk komisioni i shqyrtimit të ankesave konstaton se në përmbushje të këtij kriteri operatori ekonomik ka paraqitur Formularin Përmbledhës të Vet deklarimit sipas Shtojcës 8 të dokumenteve të tenderi”, sqaron KPP, duke rrëzuar kështu kërkesën e “Nelsa” SHPK.

Ndërsa ankimuesi tjetër, Argent Daci P.f. pretendon që edhe firma fituese edhe firmat e tjera konkurruese nuk zotërojnë kapacitetin e plotë profesional, kanë mungesë të licencës nën kategoria II.1 A për këtë objekt.

Këtë pretendim KPP e ka pranuar dhe situata nuk e favorizon firmën e Njazi Prençit.

“ Nuk mund të lejohet kualifikimi i një operatori ekonomik në rast se ai ka mungesë dokumentacioni dhe nuk plotëson kriteret e përcaktuara nga autoriteti kontraktor. Sqarojmë, se kriteri për licencat, duhet parë dhe vlerësuar në tërësinë e tij, me të gjitha elementet e përcaktuara nga ligjvënësi, si dhe të kërkuara dhe përcaktuara nga autoriteti kontraktor në dokumentet e tenderit, pasi, referuar mangësive të konstatuara në dokumentacion nuk arrihet të vërtetohet disponimi i licencës së kategorisë II.1.A, parë kjo në këndvështrimin e vlerësimit të të gjitha të dhënave, që përmban licenca. Ndërkohë KPP gjykon, se fakti që subjektet kanë dorëzuar licenca të kategorisë II.1.A, jo domosdoshmërisht do të thotë që është përmbushur kriteri”, thuhet në dokument.

Kështu, në përfundim KPP vendosi që të anulohet ky tender sepse është abuziv dhe po blihen ushqime që nuk janë të certifikuara. Si duket Veliaj po rrezikon luanin, shqiponjën dhe kafshët e tjera mishngrënëse në kopshtin zoologjik!

Afera e mëparshme

Biznesmeni Nexhmi Balla i përfshirë në këtë ankesë sapo nxori në pah edhe abuzimet e veta. Sikur përmendëm pak më lartë firma e tij “Nelsa” Shpk ka përfituar një lot tjetër për ushqimin në Kopshtin Zoologjik. Është prokurimi me objekt “Blerje bukë, fruta, perime për kafshët e Kopshtit Zoologjik për vitin 2024”, i cili është mbyllur më datë 16 janar 2024 me vlerë 60 milionë lekë.

Menjëherë shihet që prokurimi ka marr ‘Red Flag” sipas vlerësimit të Open Data, që tregon riskun e korrupsionit. “MC Catering” shpk dhe “NELSA” shpk kanë paraqitur ofertat e tyre, ku kjo e fundit është shpallur fituese shpejt e shpejt.

Epo duke qenë se është mësuar me tendera pa garë, nuk e pranonte dot faktin që Veliaj të bënte pazare edhe me rivalin e tij, Prençin.

Për momentin tenderi është anuluar nga KPP, e cila kohë e fundit është “përzier” në tenderat e Lali Erit duke dhënë vendime sfiduese. Kurajoja e këtij institucioni për të mbrojtur “të drejtat” e luanit të Kopshtit Zoologjik koincidon me hetimet e SPAK për drejtorët e Lali Erit lidhur me skandalin e inceneratorit, ndërkohë që një grup i madh i auditimit i KLSH ndodhet në zyrat e bashkisë duke kontrolluar letrat e tenderëve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

Etiketa: Erion Veliajkopshti zoologjikNelsa shpkNexhmi ballaPrencitender

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
I heshtur pas kafazit prej xhami, Jorgo Goro në pritje të vendimit

I heshtur pas kafazit prej xhami, Jorgo Goro në pritje të vendimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş