GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Foto – Si po fshihen kullat e Tiranës në artikujt e mediave të huaja

19:29 - 26/03/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Foto – Si po fshihen kullat e Tiranës në artikujt e mediave të huaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat pranë qeverisë ishin mbushur sot me artikullin e prestigjozes italiane “Vanity Fair”, ku Tirana sugjerohej si një atraksion turistik për t’u vizituar. Shkrimin e shpërndau në mediat sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili si zakonisht i komenton me nota poetike dhe me shumë entuziazëm artikuj të tillë.

Por më shumë sesa shkrimi në vetvete ajo çfarë bëri përshtypje më tepër është fakti se fotot që e shoqërojnë artikullin tregojnë një Tiranë tjetër. Një Tiranë pa kullat e larta që zaptuan çdo hapësirë publike, që zhbënë çdo gjurmë historike të kryeqytetit shqiptar e që i mbivendosen edhe monumenteve kulturore siç është rasti i Xhamisë së Ethem Beut apo Kullës së Sahatit.

Dora nga Tirana që e ka porositur artikullin promocional, është kujdesur madje deri aty që edhe foto kryesore që shoqëron shkrimin, foto me të cilën shpërndahet më pas në mediat sociale, të jetë diçka që nuk përkon me realitetin sot. Bëhet fjalë për një foto të shkrepur vite më parë kur nuk kishin mbirë ende kullat që errësojnë xhaminë dhe sahatin e Tiranës.

Si për ironi të fatit gjen më tej edhe foto të tjera ku duket ende në këmbë godina e Teatrit Kombëtar, të cilin regjimi i Tiranës e shembi fshehura natën teksa ishin ende në fuqi masat kufizuese për pandeminë. Mashtrimi dhe propaganda që qeveria dhe bashkia Tiranë ushqejnë çdo ditë qytetarët përmes mediave të tyre e jo vetëm është kthyer gati në një normë në Shqipëri.

Pra, jemi mësuar me ketë realitet, nuk impresionohemi më as nga kronikat e gatshme të Erion Veliajt e as nga shefi i tij në krye të qeverisë. Çështja tani është se këta po duan të mashtrojnë edhe të huajt duke vizatuar në mediat ndërkombëtare një Tiranë që nuk është në fakt.

Pse duhet të kompleksohen apo turpërohen parballë të huajve kur ndërkohë këtu iu thonë shqiptarëve së kullat janë vepra arkitekturore që po zhvillojnë Tiranën? Nëse kullat janë turp, përse janë ndërtuar e po jepen kaq shumë leje për të tjera?

Nëse opinionit vendas shpesh ua mbyllin gojën përmes mediave të kapura e presionit të pushtetit për të shuar çdo zë kritikë ndaj kullave, të huajve nuk mund t’u hedhësh hi syve kaq kollaj. Më pak se dy vite më parë prestigjozja britanike “The Guardian” i dedikonte një artikull të fortë industrisë së ndërtimit në Tiranë e ku fliste për “godina fantazmë e miliarda para që pastrohen”.

Regjimit të Tiranës nuk i pëlqen kjo e vërtetë prandaj investohet vazhdimisht t’u servir opinionit perëndimor atë çfarë dëshiron vetë, jo vetëm përmes fjalëve të shkuara, por dhe përmes imazheve të përzgjedhura me kaq kujdes. Blerja e hapësirës promovuese në mediat ndërkombëtare është kthyer tashmë në një praktikë të zakonshme për qeverinë shqiptare.

Ndonëse thuhej vazhdimisht se nuk ishte paguar asnjë qindarkë për promovim ndërkombëtar, në tetor të vitit të shkuar BIRN përmes një investigimi tregoi qindra milionë lekë shpenzime për mediat e huaja që të raportonin pozitivisht për Shqipërinë. Nuk është çudi që edhe artikulli i fundit i “Vanity Fair” të jetë po i porositur e i paguar nga Tirana. Me siguri nga e njëjta dorë që ushqen me para edhe mediat në Shqipëri për të shpëlarë imazhin e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë.

/LAPSI.al/

Etiketa: Kryesore1kullakullat ne TiraneTirane

Lajme të lidhura

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve
Aktualitet

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve

12:32 - 20/12/25
‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë
Aktualitet

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

12:28 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO
Aktualitet

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
Para
Kimisti: Uji i ambalazhuar nuk analizohet në përputhje me ligjin

Kimisti: Uji i ambalazhuar nuk analizohet në përputhje me ligjin

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve
Aktualitet

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve

12:32 - 20/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim të tij për javën e fundit në rrjetet sociale, ka denoncuar...

Lexo më shumë
‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

12:28 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com