GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

E anuloi dy herë tenderin, Sako i fal 2 MLN euro Kastratit për karburantin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
E anuloi dy herë tenderin, Sako i fal 2 MLN euro Kastratit për karburantin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka lënë pa karburant prej disa muajsh makinat e shërbimeve, për shkak se të zvarritjes dhe korrupsionit me tenderin. Pak javë më parë Gijotina.com denoncoi se si Sako lë pa naftë makinat e pastrimit, kaldajat e shkollave dhe zjarrfikëset për shkak se dy tenderët me vlerë 2 milionë euro përmbanin shumë shkelje dhe ishin anuluar më shumë se dy herë.

Anulimi ishte bërë për shkak se kishte “gabime” në dokumentacion, ndërsa bëhej fjalë për një furnizim kaq të rëndësishëm. Më në fund, Sako ka rikthyer dy tenderët dhe ka shpallur fituesin.

Në këto raste ligji kërkon që të rishikohen dokumentet, të rregullohen kriteret sipas bazave ligjore dhe më pas të hapej sërish një tjetër garë. Sako nuk ka vepruar kështu ajo ka vazhduar me të njëjtat procedura dhe kontratat i ka firmosur një “rishpallje tenderi me fitues”.

Shohim se për tenderin me objekt ‘ Loti 1 Blerje Diesel 10 ppm ULSD’ ka paraqitur ofertë vetëm firma ‘Kastrati’ me vlerë 1.7 milionë euro, pra sa 100% e fondit limit. Pavarësisht se gara për këtë tender u hap shumë më herët dhe u anulua dy herë, fakti që fondi limit nuk ndryshoi, tregon qartë që ka qenë prokurim i porositur në interes të oligarkut naftës.

Duke shtuar edhe këtu faktin që kjo kontratë iu dhurua, dalim në rezultatin se Sako nuk ka menduar gjatë për shërbime që ka si detyrim ndaj qytetarëve, por si t’i xhirojë këto 1.7 milionë euro. Tashmë mund ta ndalë vetëm KPP, Autoriteti i Konkurrencës apo institucione të tjera përgjegjëse zgjohen dhe reagojnë në kohë.

Skema që përsëritet

Me të njëjtën skemë kryetarja Sako ka vepruar edhe me lotin tjetër që ka si objekt “Blerje Benzine Premium Unl 10 ppm”. Edhe në këtë rast më parë tenderi ishte anuluar dy herë për parregullsi, ndërsa Sako ftoi në tryezë vetëm firmën ‘Kastrati Shpk’.

 

Oferta e tij ishte sa fondi limit, 30 milionë lekë.  Pa e zgjatur shumë, Sako e firmosi kontratën me Çetin, përmes drejtorit të saj në Ndërmarrjen Komunale Plazh.

Për këto miliona euro valëviten dy “flamuj të kuq”, sipas vlerësimit të riskut të korrupsionit nga Open Data. Marrja e tenderave pa garë nga Kastrati është fenomen kombëtar, pasi kjo kompani bën furnizimin me naftë të shumicës dërrmuese të institucioneve dhe bashkive.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimanulim tenderiBashkia DurresbenzinDurrësEmiriana SakoKastratinaftered flagtender

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
“Kujdes me gishtin e mesit se s’dihet…”, Juli debaton me Jetmirin

"Kujdes me gishtin e mesit se s’dihet…”, Juli debaton me Jetmirin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com