GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bierhoff: Koha për t’i rikthyer lavdinë Gjermanisë në Euro 2024

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bierhoff: Koha për t’i rikthyer lavdinë Gjermanisë në Euro 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Turpërimi i “pancerave” në Botërorin “Katar 2022” solli lumë kritikash te Federata Gjermane e Futbollit, aty ku iu dha më tepër rëndësi shiritit me ngjyrat për të drejtat e komunitetit “LGBTQ+” sesa futbollit të luajtur në tërësi.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme, ish-drejtori sportiv i Gjermanisë, Oliver Bierhoff, mbeti “viktimë” sepse u shkarkua nga posti.

Ka kaluar më pak sesa një vit nga kjo ngjarje dhe pas disa muajsh ish-menaxheri i kampionëve të 4-fishtë në rangun e Botërorëve ka marrë guximin të flas në lidhje me ecurinë e përfaqësueses, e cila është në “timonin” e trajnerit Julian Nagelsman:

“Jam shumë i kënaqur të shikoj kombëtaren të fitojë me lojë bindëse dhe dominuese kundër rivalëve të kalibrit botëror, kundër Francës dhe Holandës. Ata nuk morën vetëm rezultatin, por vendosën diktatin në fushë. Panoramë e tillë kishte humbur në kampin tonë prej disa vitesh. Çfarë mund të them për trajnerin Nagelsman. Është pikërisht ai protagonisti që ka rikthyer euforinë në grup. Entuziazmi ndihet edhe te tifozët. Mjafton të evidentojmë fytyrat e buzëqeshura të mbështetësve në shkallët e ‘Deutsche Bank Park’.

Sigurisht që është e mundur të kurorëzohen kampionë në Europian. Duke nisur që nga e porta e deri te sulmi, grupi është i plotë në aspektin e aftësive dhe kualiteteve për të rikthyer lavdinë në kompeticionet madhore.

Vë bast se jemi në rrugën e mbarë për t’i dhënë fund pritjes, aq më tepër kur kjo garë do të zhvillohet në vendin tonë, përpara popullit tonë. Do të ishte vërtet e paharrueshme. Nuk e besoj se fryma mbizotëruese në ekip do të lëkundet. Emrat e rëndë i kanë lënë vendin talenteve dhe lojtarëve me formën më të mirë. Mbrojtësi Mitelshtad dhe Virz dhuruan paraqitje fenomenale në dy testet pararendëse, sikurse Xhamal Musiala. Nuk mund të lë në hije manovrën gjeniale të Nagelsmanit, fakti se bindi Toni Kros për të veshur sërish fanellën e Gjermanisë. Kros i jep qetësi dhe e ngre në një tjetër nivel pjekurinë e shokëve të ekipit”, tha Bierhoff.

“Pancerat” e nisin rrugëtimin në Kampionatin Europian më datën 14 qershor kundër Skocisë, ditën ku nis kompeticioni, ndërsa më pas përballet me Hungarinë më 19 qershor për të përmbyllur takimet e grupit A kundër Zvicrës së Xhakës (23 qershor).

 

Etiketa: bierhoffGjermani

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj shkëlqen me dopjetë dhe asist, Ernest Muçi e Indrit Tuci gjejnë rrugën e rrjetës
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj shkëlqen me dopjetë dhe asist, Ernest Muçi e Indrit Tuci gjejnë rrugën e rrjetës

10:39 - 12/10/26
Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës
Sport

Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës

20:49 - 11/10/26
Mashtruesit marshojnë: Man City shënon 3 gola pasi Liverpool mbetet me 10 lojtarë
Breaking Views

Mashtruesit marshojnë: Man City shënon 3 gola pasi Liverpool mbetet me 10 lojtarë

20:28 - 11/10/26
Para
234 milionë lekë dëm, lirohet ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit

234 milionë lekë dëm, lirohet ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati me tritol në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte 1 vit që ruhej
Aktualitet

Atentati me tritol në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte 1 vit që ruhej

12:56 - 12/10/26

Beqir Devolli, 45-vjeçari që humbi jetën në atentatin me tritol në Gjirokastër, kishte një vit që ruhej. Këtë informacion kanë...

Lexo më shumë
“Studimi i Eurostat tregon se Shqipëria është lavatriçja nr.1 në botë e parave të drogës”- Berisha: Zhvlerësimin e euros e paguan qytetari

“Studimi i Eurostat tregon se Shqipëria është lavatriçja nr.1 në botë e parave të drogës”- Berisha: Zhvlerësimin e euros e paguan qytetari

12:35 - 12/10/26
Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

12:24 - 12/10/26
Qytetarët para SPAK me pankarta: Arresto Ballukun! Drejtësi

Qytetarët para SPAK me pankarta: Arresto Ballukun! Drejtësi

12:11 - 12/10/26
Ministri izraelit në Tiranë, Shqipëria dhe Izraeli firmosin marrëveshje të re bashkëpunimi

Ministri izraelit në Tiranë, Shqipëria dhe Izraeli firmosin marrëveshje të re bashkëpunimi

12:05 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com