GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj rezervon 7 MLN euro për parking tek “Avni Rustemi”, kur mijëra të pastrehë presin “Rindërtimin”

14:08 - 28/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Mijëra familje me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti mbeten të pastrehë si pasojë e zvarritjes dhe mungesës së fondeve, ndërsa kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj,

Mijëra familje me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti mbeten të pastrehë si pasojë e zvarritjes dhe mungesës së fondeve, ndërsa kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj,

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra familje me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti mbeten të pastrehë si pasojë e zvarritjes dhe mungesës së fondeve, ndërsa kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka prioritet parkingjet.
Së fundmi, do të prishet Sheshi “Avni Rustemi” në Tiranë, që është monument kulture bashkë me godinat përreth, ku do të hapet një gropë për parking. Janë 7 milionë euro me të cilat mund të bliheshin shtëpi ose të ndërtoheshin pallate për një pjesë të familjeve të pastreha.

Kush janë më urgjente familjet e pastreha apo parkingu?

Shumë pallate u shembën pasi paraqisnin rrezik dhe banorëve iu premtuan apartamente në zonën e 5 Majit dhe në Kombinat Edhe pas 4 vitesh familjet ndodhen të pastreha, madje tashmë nuk marrin as bonusin e qirasë.
Kujtojmë se Kryeqyteti raportonte në atë kohë në raportin e dëmeve të tërmetit, se 35085 banesa janë jashtë funksionit. Më urgjente ishte nevoja e 922 familjeve që u evakuuan nga shtëpitë e dëmtuara dhe u trajtuan fillimisht me bonus qiraje.

Zvarritja e procesit të përfundimit të banesave ka bërë që ende mijëra familje të mbeten peng i shtëpive me qira, ndërkohë që procesi i rindërtimit që “negociohej” në tavolinë, është katandisur në kantiere të shkreta ku nuk vazhdon puna.

Epo Veliaj nuk do t’ia dijë për këto, përqendrimi i tij është tek interesat e oligarkëve. Më datë 27 mars Bashkia Tiranë ka hapur thirrjen për tenderin me objekt Rehabilitimi i fasadave & rrugës Luigj Gurakuqi deri tek sheshi Avni Rustemi (me parkim 2 kate nën tokë). Futja e fasadave në të njëjtin tender me parkingun bëhet thjesht për të fryrë fondin limit, pasi aty të gjitha godinat janë rregullta dhe të kuruara nga jashtë.

Sigurisht që janë paratë e taksapaguesve të kryeqytetit, që shkojnë për parking. Burimi i financimit: të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2024, miratuar me VKB Nr.125, datë 22.12.2023 “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024”.

Dhe fondi limit për këtë tender është 7 milionë euro për të strehuar 200 makina. Ky është një investim i panevojshëm, një zonë ku nuk mungojnë parkimet nëntokësore dhe sipërfaqësore në afërsi të sheshit.
Po fasadat pse duhen bërë nga e para?

Kompania që do ta marrë fondin 7 milionë euro duhet të jetë e ndonjë oligarku që ka bërë edhe punime të tjera për bashkinë në sheshin “Skënderbej” ose është duke ndërtuar ndonjë kullë aty afër. Nuk ka si shpjegohet që projekti i “Avni Rustemit” kalon pa oponencën e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë. Kujtojmë se Sheshi Avni Rustemi, i pozicionuar vetëm 500 m larg sheshit kryesor të Tiranës, i ndërtuar në 1935, gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë së II që prej vitit 2007.

Dhe së fundi, a është pyetur njeri, a është bërë konsultim publik me banorët dhe bizneset pranë sheshit për këtë ndërtim. Theksojmë se ky kantier zyrtarisht do të qëndrojë hapur 18 muaj, por (siç ndodh rëndomë) nuk përjashtohet mundësia t’ua nxijë jetën qytetarëve për vite me radhë, duke bllokuar rrugën kryesore dhe sheshin.
©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Fitoi betejën me tumorin, Luna Methasanit jep mesazhin e fortë

Fitoi betejën me tumorin, Luna Methasanit jep mesazhin e fortë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com