GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Ja kush janë prokurorët që shpëtuan vëllain e Ramës

22:10 - 28/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Ja kush janë prokurorët që shpëtuan vëllain e Ramës

Olsian Çela dhe Ervin Kondili

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, tha se dosja e Xibrakës është një nga shenjat e inkriminimit total të Rilindjes që sapo kishte ardhur në pushtet.

Noka tha se Sali Berisha ishte i vetmi zë publik që denoncoi ngjarjen e Xibrakës, ndërsa Rilindja e akuzoi se po shpifte.

“Shteti i Rilindjes ishte i zhytur në krim, garanci më të madhe se përfshirja e vëllait të Kryeministrit nuk ka”, tha Noka.

Ai u shpreh se  mesazhi i parë që iu tha shqiptarëve ishte që Rilindja erdhi në pushtet jo për të qeverisur, por për ta bërë Shqipërinë përshesh.

“Për të mbyllur këtë dosje u bë një pazar, që dy prokurorët e dosjes të bënin një devijim, të ndanin dosjen, me një person të paidentifikuar që ishte vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama. Çfarë ndodhi? Një nga prokurorët e dosjes, Olsian Çela, duke ndihmuar Edi Ramën për të fshirë emrin e Olsit nga dosja, si shpërblim mori drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa Edvin Kondili, si njeriu më i dashur i Ramës dhe Veliajt, u bë Prokuror i SPAK. Madje kishin vendosur ta çonin në krye të SPAK, por historia lëvizi”, tha Noka.

Noka tha se Neritan Nallbati, drejtor i Policisë së Elbasanit në atë kohë, me këmbënguljen e Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm në atë kohë, kanë zhdukur emrin e Olsi Ramës nga dosja e Xibrakës dhe kanë thënë “person i paidentifikuar”.

Akuza të ngjashme ndaj prokurorëve hodhi edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”.

Bardhi tha se me votën e Edi Ramës në Kuvend, Olsian Çela mori postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa Edvin Kondili mbështetej nga mazhoranca për t’u bërë kreu i SPAK në garën me Altin Dumanin.

“Prokurorët e dosjes së Xibrakës që kishin për detyrë të hetonin këtë personin 45-vjeçar, njëri me votë të Edi Ramës është bërë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe prokurori tjetër është mbështetur në një garë ku Rama hyri në luftë me Ambasadën e SHBA-së për ta bërë të drejtor të SPAK. E vërtëeta është që të gjithë përfaqësuesit që ndodheshin atje me votë të Edi Ramës, votuan për Edvin Kondilin”, tha Bardhi.

Etiketa: flamur nokaOlsi RamaPD

Lajme të lidhura

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin
Breaking Views

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
Para
Ish-prokurori Beci: Ndërhymë në Xibrakë se po dekonspiroheshim

Ish-prokurori Beci: Ndërhymë në Xibrakë se po dekonspiroheshim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka...

Lexo më shumë
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com