GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shemsi Sinani kap edhe Sakon, 25 MLN lekë për ushqimin e Jetimores në tenderin pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Shemsi Sinani kap edhe Sakon, 25 MLN lekë për ushqimin e Jetimores në tenderin pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme Gijotina.com ka denoncuar pazaret që bën kryebashkiakja e Lushnjës me një biznesmen të dënuar para disa vjetësh për korrupsion. Bazuar në dokumente dhe fakte, treguam se është risk i lartë financiar, por edhe për sigurinë e fëmijëve të bashkëpunosh me subjekte të tilla.

Por, me sa duket panorama qenka më e gjerë. Duket sikur kryebashkiakët po përpiqen t’i rregullojnë biografinë Shemsi Sinanit duke i dhënë firmës së tij “4 S” të gjitha paratë për furnizime ushqimesh. Por, kur këto pazare mund të vënë në pikëpyetje realizimin në kohë të kontratave apo më keq të dëmtojnë shëndetin e fëmijëve, pasojat e veprimeve të kryetarëve të bashkive kapërcejnë korrupsionin.

Shohim se edhe në këtë tender, me objekt ‘Blerje Ushqimesh për shtëpinë e foshnjës Durrës”, të hapur më datë 7 mars 2024 nga Bashkia Durrës, ka marrë pjesë vetëm firma “4 S’ me pronar Xhino Sinanin, djalin e Shemsi Sinanit.  Po pse, nuk ofroka dot ushqime asnjë kompani tjetër në Shqipëri?! Kjo firmë duhej të refuzohej, sepse është e angazhuar në të njëjtën kohë në kontrata të tjera.

Kapaciteti është një nga kriteret e tenderit.

Open Data e ka vlerësuar me risk korrupsioni këtë prokurim, prandaj i ka vendosur “Flamurin e kuq”.

Vazhdimisht kemi theksuar se ligji kërkon që në ato raste kur nuk ka dy ose më shumë konkurrentë, tenderi duhet të anulohet. Së pari për të marrë oferta të përshtatshme, që të kursehet fondi limit, së dyti, për të garantuar realizimin e furnizimit sipas kushteve.

Por, Sako dhe komisioni i saj nuk e bënë këtë, sepse qëllimi është të xhirohet sa më shpejt fondi tek Sinani, i cili dyshohet se është i paracaktuar. Ky operator ka paraqitur një ofertë sa 99% e fondit limit. Kështu në shkelje të plotë ligjit ‘Për Prokurimet Publike’, drejtoresha e institucionit Mimoza Xhelilaj, sigurisht me mbështetjen e kryetares Sako, i ka falur tenderin Sinanit dhe më datë 18 mars 2024, ka firmosur kontratën me “4 S”.

Ndërkaq po t’i hedhim një sy listës me transaksionet që ka përfituar kjo firmë nga Thesari i Shtetit shohim se në 4 vitet e fundit ka marrë në arkën e saj 5 milionë euro.

Dhe rezulton se më shumë se 70% e këtyre tenderëve janë dhënë pa garë nga bashkitë për të blerë ushqime për çerdhet dhe kopshtet tek Shemsi Sinani.

Duke qenë se ka krijuar miqësi të fortë me zyrtarët e bashkive, familja Sinani po zhvat buxhetin e shtetit përmes tenderave abuzivë. Po ashtu, kompania tjetër “Sinani Trading” ka vjelë 13 milionë euro nga buxheti i shtetit. Me këtë firmë Shemsi Sinani është përfshirë në afera korrupsioni që ne i kemi raportuar disa herë, pasi ka ndryshuar emrin kompanisë dhe ka hapur më vonë firmën “4 S” ku ka vënë familjarët e tij.

Shemsi Sinani është dënuar në vitin 2019 me 4 vjet burg nga Krimet e Rënda për korrupsion aktiv, pasi korruptoi ish-nëndrejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi, edhe ky i dënuar për të njëjtën vepër penale.

Dënimi për Labin u pezullua sepse bashkëpunoi me drejtësinë, duke rrëfyer skemën e korrupsionit tek Burgjet, me në krye ish-kreun e burgjeve Artur Zoto.

Sapo u kap në korrupsion, Shemsi Sinani, në mars të vitit 2018, ndryshoi emrin e kompanisë nga “M. B. KURTI” në “Sinani Trading”. Me emrin e ri, “Sinani Trading”, Shemsi Sinani ka menduar se do të pastronte imazhin, por bloza e korrupsionit vetëm sa po përhapet duke lënë gjurmë nëpër zyrat e bashkive. Shemsi Sinani, po në mars të vitit 2018, u largua formalisht nga kompania dhe nxori në skenë të birin, që thjeshtë ka emrin në letra.

 

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimkompanipa garepa konkurrencered flagSakoShemi Sinanitenderushiqm per shtepin e femijes

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Ndodh live! Sin Boy dhunohet me karrige dhe grushta në berberhane

Ndodh live! Sin Boy dhunohet me karrige dhe grushta në berberhane

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş