GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pallatet në Sukth ende me shenjat e tërmetit

22:42 - 29/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pallatet në Sukth ende me shenjat e tërmetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorë të dy pallateve në lagjen Rrushkull në Sukth ankohen se nuk është zbatuar kërkesa e tyre për të restauruar fasadën e pallateve të tyre të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ujërat e zeza kanë shpërthyer gjithandej në lagje, duke rrezikuar shëndetin e këtyre banorëve. Pallati ku këta banorë jetojnë është vlerësuar nga inxhinierët pas tërmetit me nivel dëmtimi DS2.

Ata janë ankuar shumë herë në Njësinë Administrative Sukth si dhe në Bashkinë Durrës, por askush nuk u ka dhënë një përgjigje e jo më të merrnin masa. Përveç lagështisë në mure që po rrënon ditë pas dite pallatin , ujërat e zeza janë kthyer në tmerrin e banorëve. Aq sa kur bie shi ato u hyjnë edhe në shtëpi. Fekalet janë kudo dhe nuk është e mundur as të hapen edhe dritaret, pasi nuk durohet era e keqe.

Pas shumë përjekjesh të dështuara ata ju drejtuan Fiksit për të zgjidhur problemin. Duke parë gjendjen e pallatit dhe shqetësimin e banorëve Fiksi iu drejtua Njësisë Administrative Sukth. Specialisti Gjergj Gerco sëbashku me gazetarët e Fiksit panë nga afër gjendjen e pallatit dhe ai konfirmoi se janë protokolluar për këtë shqetësim mbi 10 ankesa nga banorët. Ankesa që i janë deleguar Bashkisë Durrës.

Gjithsesi ai u shpreh për Fiksin se përsa i përket fasadës së shpejti njësia do të ndërhyjë për rikonstruksionin e saj. Përsa i përket ujërave të zeza Bashkia Durrës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ngritur një grup pune, ku inxhinierat kanë parë situatën në terren. “Për këtë është një fond i madh dhe së shpejti pritet të zbatohet që nuk do rregullojë vetëm problemin e këtij pallati, por gjithë zonën” pohon Gerco.

Fiks Fare kërkoi informacion edhe pranë Bashkisë Durrës. Kjo e fundit në përgjigjen e saj sqaroi se për objektet që kanë nivel dëmtimi DS2 nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në buxhetin e Bashkisë Durrës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nuk ka fonde për kryerjen e këtyre riparimeve. Bashkia sqaron se ne vijim do të vlerësohet mundësia e përfshirjes në momentin që do të ketë financime me objekt rikualifikimin e fasadave.

Lidhur me probemin e ujërave të zeza , bashkia pranon se janë vënë në dijeni nga Njësia Administrative e Sukthit
Ujësjellës Kanalizmie Durrës kanë ndërhyre disa herë në zonë duke kryer zhbllokime dhe largime të ujërave të zeza me mjetet e UKD – së por, duke qenë se rrjeti është i amortizuar, është vendosur të ndërhyhet me projekte për rikonstruksionin e kanalizimeve.

Aktualisht, Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike të Bashkisë Durrës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë duke projektuar ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza për unazën e fshatit Rrushkull që përfshin edhe pjesën e dy pallateve në fjale për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare problematikes së mbartur prej vitesh, thekson Bashkia e Durrësit në përgjigjen e saj për Fiks Fare.

Etiketa: Sukthtërmeti

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Krimi i 97-ës, Elsa Lila hap zemrën për vrasjen e së ëmës

Krimi i 97-ës, Elsa Lila hap zemrën për vrasjen e së ëmës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com