GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “Xibraka”, gazetari: Të përfshirë edhe 2 djem ish-ministrash

22:32 - 29/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja “Xibraka”, gazetari: Të përfshirë edhe 2 djem ish-ministrash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Elton Qyno thotë se çështja e Xibrakës ka pasur mangësi në hetime, pasi emri i Olsi Ramës nuk është përmendur.

Në një intervistë për Ora News, ai shtoi se janë edhe dy djem të ish-ministreve të PS-së të përfshirë, pasi kolumbianët e koakinës flinin në hotelet e djalit të një ish-ministri të PS-së, së asaj kohe.

“Çështja e Xibrakës ka pasur mangësi në hetime. Ka pasur një selektim të personave që nuk duhet të hetoheshin. Fakti që Olsi Rama doli me dokumente konkrete që ka pasure marrëdhënie miqësorë me këta persona që janë dënuar, është një fakt i ri që vjen me prova shkresore në dosje. Edhe aso kohe është përfolur për një gjë të tillë. Janë edhe dy djem të ish-ministreve të PS-së, sepse kolumbianët flinin në hotelet të djalit të një ish-ministri të PS-së”, tha ai.

“Aty ka pasur një shmangia nga policia ku thuhej se nuk identifikohej individi, ndërsa ai është fotografuar dhe dihet cili është. Policia ka identifikuar 3 nga personat që mbanin shoqëri me Olsi Ramën, por nuk e shënuan me emër si një person 45-vjeçar. Duhet filluar nga oficerët e policisë dhe më pas të shkohet deri lartë. Kjo është një çështje ku personat janë dënuar dhe janë liruar tashmë nga burgu dhe vijnë fakte të reja”, shtoi ai.

Kallëzimi në SPAK

Partia Demokratike ka depozituar këtë të premte në SPAK dokumentet e publikuara një ditë më parë për dosjen e kokainës në Xibrakës. Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi konfirmoi depozitimin e të dhënave Pranë Prokurorisë së Posaçme bashkë me kërkesën për nisjen e hetimeve ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama. Të dhëna që sipas tij, “provojnë dyshimin e arsyeshëm për përfshirjen e vllait të Kryeministrit Olsi Rama, në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës”.

Një ditë më parë, Bardhi zbuloi nga selia blu dokumente të sistemit TIMS, që siç u shpreh, tregojnë se Olsi Rama dhe drejtuesit e grupit kriminal të kokainës kanë përdorur të njëjtin automjet, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014. Bardhi tha se një procedim penal i ri nisi si derivat i dosjes së Xibrakës që kishte në qendër një person të pa identifikuar “i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta” i cili sipas hetuesve, dyshohej se ishte pjesëtar i grupit që u godit nga autoritetet vendase pas sinjalizimeve nga homologët gjermanë. Ky person, deklaroi demokrati, është pikërisht Olsi Rama.

Etiketa: dosja XibrakaElton QynoXibraka

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Pallatet në Sukth ende me shenjat e tërmetit

Pallatet në Sukth ende me shenjat e tërmetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com