GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK godet të afërmit e Gëzim Çelës! Bllokohen dyqane, apartamente, 12 makina e miliona lekë nëpër banka

11:16 - 01/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Gëzim Çela refuzon të flasë, gjykata i cakton masën e arrestit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka sekuestruar pasuritë e familjarëve të baronit të drogës, Gëzim Çelës. Në sekuestro janë vënë pasuritë e ish-gruas së Çelës, Miranda Thardorit, si edhe pasuritë e të vëllait Naim Çelës, dhe të një ortaku, të cilat dyshohet se janë vënë nga trafiku i drogës. Në sekuestro janë vënë apartamente, 12 makina, llogari bankare e një shoqëri tregtare.

Ish-bashkëshortes së Çelës, i janë vënë në sekuestro 1 dyqan dhe 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë euro. Dyqani i sekuestruar në Tiranë, ka vlerën 321 120 Euro, ndërsa po ashtu dy apartamentet ndodhen në kryeqytet, konkretisht me vlerat 40 000 Euro dhe 42 200 Euro.

Ndërkohë, Naim Çelës, i vëllai i ‘baronit të drogës’, i janë sekuestruar 2 automjete, një BMW dhe furgon i markës Mercedes Benz. Po ashtu në sekuestro i janë vënë edhe dy llogari bankare me vlerë, 4.7 mln lekë e 57 mijë euro.

Ndërkohë, ortakut të Gëzim Çelës i është sekuestruar një shoqëri tregtare me të gjitha asestet, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe 10 automjete. Bëhet fjalë për shtetasin G.GJ, i cili është pjesë e grupit të Çelës, si edhe i afërm i Arlind Ismailukaj, ish punonjës policie.

Këto pasuri dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal i grupit të Gëzim Çelës dhe për këtë arsye janë sekuestruar, pasi dyshohet se ‘baroni i drogës’ i ka fshehur në emër të familjarëve dhe të afërmve të tij.

Kush është baroni i drogës, Gëzim Çela?

Ish-oficeri i Forcave Speciale, Gëzim Çela, i njohur ndryshe “Baroni i Drogës”, në masa të rrepta sigurie u ekstradua më 7 mars nga Kosova në drejtim të Tiranës, pas arrestimit në fillim të dhjetorit në fshatin Dardani të Ferizajt.  55-vjeçari, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det” në 9 tetor 2023, pas disa muajsh hetime ku më 15 gusht u godit një grup kriminal që tentoi të shkëmbej lëndë narkotike në mes të detit.

Nga sekuestrimi i aparateve celularë në të njëjtin operacion, SPAK dhe Policia e Shtetit provoi përfshirjen e Gëzim Çelës dhe ish-shefit të Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i cili u arrestua në atë kohë, i cili ishte në mbështetje të aktivitetit kriminal. Në det të hapur policia gjeti 23 kg kanabis. Gëzim Çela ka qenë bosi i trafikut të heroinës që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, Kosovës dhe me destinacion BE-në. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë në 2015-ën, por asnjëherë nuk ishte kapur.

Pasuritë e sekuestruara
1. Pasurisë së llojit “Njësi Tregëtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases Miranda Thardori, e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);
2. Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases Miranda Thardori , e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;
3. Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases Miranda Thardori, e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;
4. Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit Naim Çela.;
5. Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit Naim Çela.;
6. Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit Naim Çela;
7. Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit Naim Çela. dhe e sekuestruar CASH shtetasit Gëzim Çela;
8.  Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:
· Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;
· B.M.W., prodhim i vitit 2011;
· Volkswagen, prodhim i vitit 2006;
· Audi, prodhim i vitit 2007;
· B.M.W., prodhim i vitit 2004;
· Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;
·Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;
·Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;
·Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;
· Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Strategjia e PL, Meta: Grant 10 mijë euro për çdo fermer dhe…

Kallëzimi i Ilir Metës për vjedhjen në selinë e PL, nisin hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Lezhës, konkretisht në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Dy automjete janë përplasur me...

Lexo më shumë
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25
Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik!

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik!

18:59 - 19/12/25
Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm

Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm

18:42 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com