GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta: Anëtarësimi në NATO, një nga ngjarjet më të mëdha

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Anëtarësimi në NATO, një nga ngjarjet më të mëdha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një mesazh për 15-vjetorin e futjes së Shqipërisë në NATO. Meta shkruan se kjo është një nga ngjarjet më të mëdha në historinë shqiptare.

Kreu i PL shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që punon për integrimin e Shqipërisë në NATO. Një përshëndetje të veçantë Meta e ka edhe për ish-presidentin amerikan George Bush.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Mirënjohje për  të gjithë ata burra dhe gra në uniformë, në politikë, në fushën ushtarake dhe të sigurisë, që punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues të Forcave tonë të Armatosura, si dhe rreshtimin e Shqipërisë krah aleatëve tanë në NATO.

Në këtë përvjetor historik, shpreh falënderimet më të përzemërta ndaj të gjitha vendeve aleate dhe mike, të cilat e mbështetën me shumë besim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kontribuuan në mënyrë të gjithanshme për modernizimin e Forcave tona të Armatosura, në veçanti për Presidentin George W. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë, në vitin 2007, frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të qëllimit madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Sot gjithashtu kam kënaqësinë e veçantë, të ndaj me ju një moment të paharruar, nënshkrimin në Tiranë më 2 maj 2003 me Sekretarin e Shtetit, Colin Powell të Kartës së Adriatikut, një akt shumë i rëndësishëm që përgatiti anëtarësimin tonë në NATO në mënyrë të pakthyeshme.

Ndaj edhe ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 21 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria e Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s. Partia e Lirisë angazhohet për t’u dhënë mbështetjen e merituar Forcave tona të Armatosura, përmes rritjes të buxhetit për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, si dhe dhënies fund njëherë e përgjithmonë të politizimit të institucioneve të sigurisë kombëtare”, shkruan Meta.

Lajme të lidhura

GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar!
Aktualitet

U mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:27 - 14/07/26
Kuçana apel Nokës: Ndiq shembullin e Palokës, hiq dorë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në PD
Aktualitet

Kuçana apel Nokës: Ndiq shembullin e Palokës, hiq dorë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në PD

13:14 - 14/07/26
PD: Vota e diasporës masakër elektorale, kërkojmë audit të pavarur para shpalljes së rezultatit
Aktualitet

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh: Nuk do rikandidoj

12:58 - 14/07/26
Para
Anëtarësimi në NATO, Basha: PS u pozicionua gabim, njoftoi miting

Anëtarësimi në NATO, Basha: PS u pozicionua gabim, njoftoi miting

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

15:28 - 14/07/26

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe pjesën më të madhe të Evropës, me temperaturat...

Lexo më shumë
Deklarata skandaloze/ Ministrja e Vuçiçit: Nëse do isha unë në vend të Milosheviçit do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Deklarata skandaloze/ Ministrja e Vuçiçit: Nëse do isha unë në vend të Milosheviçit do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

15:07 - 14/07/26
Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

14:22 - 14/07/26
‘Shpërthejnë’ mediat angleze: Messi merr arbitrin e preferuar për përballjen në gjysmëfinale

‘Shpërthejnë’ mediat angleze: Messi merr arbitrin e preferuar për përballjen në gjysmëfinale

13:55 - 14/07/26
Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, drejtuesit e mjeteve përfshihen në konflikt fizik

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, drejtuesit e mjeteve përfshihen në konflikt fizik

13:36 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com