GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Koncesioni i Butrintit, PD: SPAK të nisë hetimet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Në mbrojtje të Butrintit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një video të intervistës së kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhënë për Zërin e Amerikës, në lidhje me koncesionin për Butrintin, duke u shprehur se qeveria është përpjekur të mashtrojë edhe Gjykatën Kushtetuese dhe se SPAK duhet të nisë një hetim kryesisht.

“Gjykimi Kushtetues, nuk është gjykim penal, por askush që ka qenë i përfshirë drejtëpëdrejtë në këtë çështje, nuk do mundet ti shpëtojë llogaridhënies për veprimet dhe vendimarrjet e tij në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesin publik. Askush nuk mund të fshihet, pas vendimarrjes kolektive, faktet janë të qarta, të provuara dhe publike. Mjafton vetëm fakti, që Këshilli i Ministrave, është përpjekur të mashtrojë dhe gjykatën Kushtetuese, dhe SPAK, duhet të nisë një hetim Kryesisht“, shprehet Zhupa.

Reagimi i plotë

Si Deputete e Partisë Demokratike, që kam mbrojtur dhe përfaqësuar sëbashku me ekipin e avokatëve, në gjykimin kushtetues betejën juridike kundër koncesionit të Butrintit dua të falenderoj shumë angazhimin e VOA- Zëri i Amerikës, në mbulimin dhe përcjelljen objektive të çështjes që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese për Butrintin.

Përpara pak ditësh në VOA ka qenë e ftuar dhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetues së Republikës së Shqipërisë, e cila e pyetur nga gazetarja e mirënjohur Keida Kostreci, ka pohuar se Gjykata Kushtetuese, ka riçelur hetimin gjyqësor për Butrintin, për shkak se është konstatuar se Qeveria Shqiptare, kishte deklaruar më parë, se nuk e dispononte Raportin e UNESCO ndërkohë që ne i provuam Gjykatës, se kjo nuk ishte e vërtetë.

Fakti, tregoi, se Raporti i UNESCO, jo vetëm që ekzistonte, prej më shumë se 9 muajsh, por duke qenë se ai ishte kundër Marrëveshjes së Koncesionit, si formë menaxhimi të Butrinit, qeveria bëri gjithë përpjekjet e mundshme, për ta gënjyer gjykatën dhe opinionin publik.

Është e vërtetë, që Gjykimi Kushtetuese, nuk është proces penal, por ai duhet të zbatojë të njëjtat standarte të administrimit të të dhënave, provave, të procesit të rregullt ligjor, ndaj kur Gjykata Kushtetuese, konstaton se një palë gënjën, mashtron, jo vetëm opinionin publik, por dhe vet gjykatën, kjo e fundit, nuk ka se si të bëhet palë me qeverinë, në mashtrimin e kësaj në fundit.

Gjykimi Kushtetues, nuk është gjykim penal, por askush që ka qenë i përfshirë drejtëpëdrejtë në këtë çështje, nuk do mundet ti shpëtojë llogaridhënies për veprimet dhe vendimarrjet e tij në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesin publik. Askush nuk mund të fshihet, pas vendimarrjes kolektive, faktet janë të qarta, të provuara dhe publike. Mjafton vetëm fakti, që Këshilli i Ministrave, është përpjekur të mashtrojë dhe Gjykatën Kushtetuese, dhe SPAK, duhet të nisë një hetim Kryesisht.

Ne presim me durim, përfundimin e këtij gjykimi, dhe vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, ndaj si përfaqësuese e Palës Kërkuese, uroj shumë që kjo qasje transparente e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, të udhëheqë trupën gjyqësore në Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e kësaj çështje me interes të lartë kombëtar dhe identitetit shqiptar.

Ju ftoj ta ndiqni pjesë nga intervista e znj. Holta Zaçaj në VOA.

Etiketa: Ina Zhupakoncesioni i butrintitPDSpak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Humb jetën një 35-vjeçare, dyshohet se u hodh nga kati i katërt i pallatit

07:44 - 25/07/26
iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës
Breaking Views

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës
Aktualitet

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Para
Seria A/ Interi bën detyrën ndaj Empolit, titulli formalitet

Seria A/ Interi bën detyrën ndaj Empolit, titulli formalitet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Humb jetën një 35-vjeçare, dyshohet se u hodh nga kati i katërt i pallatit

07:44 - 25/07/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në rrugën "Margarita Tutulani" në...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Korrik 2026

07:31 - 25/07/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 Korrik 2026

07:28 - 25/07/26
iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com