GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Do t’i hetojmë të 4 koncesionet në Shëndetësi

23:02 - 01/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi denoncon: Olsi Rama i lidhur me grupin e kokainës në Xibrakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të katërta koncesionet (jo vetëm dy prej tyre) do të hetohen nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësinë. Kjo është ajo që ka deklaruar kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mbrëmjen e së hënës në studion e “Debat”.

Bardhi shpjegoi se, duke u nisur nga pretendimet e mazhorancës, opozita zgjodhi një strategji për t’i hetuar të katërta kontratat. Më konkretisht, për hetimin parlamentar u janë vënë në dispozicion gjashtë muaj.

Kështu, siç shpjegoi nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, do të shkurtohet koha e hetimit dhe kontratat do të hetohen dy e nga dy. Katër muaj për dy kontratat e para, dhe më pas katër muaj të tjerë për dy kontratat e tjera.

“Nuk ka asnjë tërheqje, mazhoranca ka kërkuar që objekti i kërkesave të kontratave konçensionare në shëndetësi duhet të jetë konkret. Pra nuk mund të hetohen të katërta kontratat se i bie të hetohet i gjithë sistemi i shëndetësisë…Dhe kjo është strategjia jonë,” shtoi Bardhi.

Sa i përket betejave të tjerë të opozitës, tashmë që jeta parlamentare i është kthyer normalitet, Bardhi theksoi se mandati i ish-ministres Olta Xhaçka do të jetë po ashtu në fokus.

“Ai vendim i Kushtetueses duhet të zbatohet. Nëse kemi drejtësi të re, më e pakta që mund të bëjmë, është t’i zbatojmë vendimet e saj.”

Të mërkurën do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, dhe Gazment Bardhi u zotua që mandati i Xhaçkës do të jetë një në fokus të bisedimeve.

“Nëse kjo nuk ndodh në këto dy seanca, pasojat i ka ligji për Kushtetutën. Nikolla nuk lejohet ta ekzekutojë vendim. Pas saj fshihet vullneti i Ramës për të mbrojtur ish-ministren e tij,” shtoi kreu i Grupit të PD-së i cili paralajmëroi se do të ketë kallëzime penale për çdo zyrtar publik që mund të pengojë ekzekutimin e vendimit të Kushtetueses.

Etiketa: BardhiGazment Bardhikoncesionet ne shendetesi

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Sejamini: Veliaj, ose më i trashi, ose i korruptuar, të dorëhiqet

Sejamini: Veliaj, ose më i trashi, ose i korruptuar, të dorëhiqet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

Lexo më shumë
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com