Një 53-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohet se përndiqte ish-bashkëshorten e tij, të pajisur me urdhër-mbrojtje.
Policia bën të ditur se ai ka shkelur vendimin e gjykatës që e kishte pajisur gruan me urdhër mbrojtje, duke iu afruar asaj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. C., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtejeje, dhe ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke iu afruar asaj”, njofton Policia.
Discussion about this post