GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Trafikant i Xibrakës”, vijon përplasja mes Olsi Ramës dhe Bardhit

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Trafikant i Xibrakës”, vijon përplasja mes Olsi Ramës dhe Bardhit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përplasja mes Gazment Bardhit dhe Olsi Ramës vijon në distancë, teksa vëllai i kryeministrit ka depozituar në SPAK një padi për kallëzim të rremë ndaj kryetarit të grupit parlamentar demokrat.

Zanafilla e konfliktit nis javën e shkuar me Bardhin i cili denoncoi nga selia blu se Olsi Rama është trafikant i dosjes së kokainës “Xibraka”, por i ka shpëtuar drejtësisë për shkak të favorizimit nga policia dhe prokuroria e kohës.

Të enjten e kaluar, Bardhi zbuloi nga selia blu dokumente të sistemit TIMS, që siç u shpreh, tregojnë se Olsi Rama dhe drejtuesit e grupit kriminal të kokainës kanë përdorur të njëjtin automjet, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014. Bardhi tha se një procedim penal i ri nisi si derivat i dosjes së Xibrakës që kishte në qendër një person të pa identifikuar “i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta” i cili sipas hetuesve, dyshohej se ishte pjesëtar i grupit që u godit nga autoritetet vendase pas sinjalizimeve nga homologët gjermanë. Ky person, deklaroi demokrati, është pikërisht Olsi Rama.

Të njëjta akuza hodhi në një emision televiziv gjatë mbrëmjes, ndërsa një ditë më pas dorëzoi dokumentet e publikuara në SPAK. Prokurorisë së Posaçme i kërkoi të nisë hetimet për vëllain e kryeministrit, si dhe të verifikojë veprimet e prokurorëve të dosjes dhe policisë së kohës.

Në një reagim publik, Olsi Rama mohoi akuzat dhe u shpreh se po goditet vetëm se i vëllai mban postin e kreut të qeverisë.

Ndërkohë, këtë të martë, paditi në SPAK për kallëzim të rremë Bardhin.

Në një kundërpërgjigje, ky i fundit i qëndroi akuzave të bëra më herët. Një apel bëri dhe ndaj kryeministrit Rama, për të cilën ka bërë një kërkesë për interpelancë në seancës e radhës plenare, lidhur me çështjen.

“Politikisht, kam një kërkesë për Edi Ramën! Mos u fshih pas vëllait më të vogël! Në parlament të enjten ke gjithë kohën për të treguar çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës! Harroje se mund të bësh edhe me SPAK siç bëre me dy prokurorët që mbyllën sytë dhe dosjen bashkë me sytë”, shkroi Bardhi në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë, ende nuk ka reaguar lidhur me akuzat ndaj të vëllait.

Etiketa: dosja e XibrakësGazment BardhiKryesore1Olsi Ramaxiibraka

Lajme të lidhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Para
Video – Foto/ Çfarë mbeti pas nga aksidenti me 8 viktima

Video – Foto/ Çfarë mbeti pas nga aksidenti me 8 viktima

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com