GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Olsi trafikant i Xibrakës”, Edi Rama refuzon interpelancën në Kuvend

Kryeqeveritari Edi Rama refuzon kërkesën për interpelancë nga opozita lidhur me akuzat se i vëllai Olsi Rama, është pjesë e dosjes së “Xibrakës”.

09:35 - 03/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Olsi trafikant i Xibrakës”, Edi Rama refuzon interpelancën në Kuvend

Edi dhe Olsi Rama

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me akuzat e opozitës për të vëllain Olsin, se është i lidhur ngushtë me fabrikën e kokainës të zbuluar në Xibrakë të Elbasanit.

Në një postim në rrjetin sociale “X”, Rama i etiketon akuzat “fabrikime” dhe “fantazi”, ndërsa refuzon dhe kërkesën e Gazment Bardhit për interpelancë në Kuvend lidhur me çështjen.

Rama thotë se Bardhi duhet të presë fjalën e SPAK, ndërsa shton se “nuk jemi përpara asnjë urgjence të posaçme”.

Rregullorja e Kuvendit thotë shprehimisht se, citoj, “interpelanca është kërkesa me shkrim, që i drejtohet kryeministrit, zv.kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar mbi motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me aspekte te rendesishme te…

— Edi Rama (@ediramaal) April 3, 2024

Javën e kaluar, Bardhin denoncoi nga selia blu se Olsi Rama është trafikant i dosjes së kokainës “Xibraka”, por i ka shpëtuar drejtësisë për shkak të favorizimit nga policia dhe prokuroria e kohës.

Ai zbuloi dokumente të sistemit TIMS, që siç u shpreh, tregojnë se Olsi Rama dhe drejtuesit e grupit kriminal të kokainës kanë përdorur të njëjtin automjet, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014. Bardhi tha se një procedim penal i ri nisi si derivat i dosjes së Xibrakës që kishte në qendër një person të pa identifikuar “i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta” i cili sipas hetuesve, dyshohej se ishte pjesëtar i grupit që u godit nga autoritetet vendase pas sinjalizimeve nga homologët gjermanë. Ky person, deklaroi demokrati, është pikërisht Olsi Rama.

Të njëjta akuza hodhi në një emision televiziv gjatë mbrëmjes, ndërsa një ditë më pas dorëzoi dokumentet e publikuara në SPAK. Prokurorisë së Posaçme i kërkoi të nisë hetimet për vëllain e kryeministrit, si dhe të verifikojë veprimet e prokurorëve të dosjes dhe policisë së kohës.

Në një reagim publik, Olsi Rama mohoi akuzat dhe u shpreh se po goditet vetëm se i vëllai mban postin e kreut të qeverisë.

Ndërsa një ditë më parë, kallëzoi Bardhin për shpifje.

Në një kundërpërgjigje, ky i fundit i qëndroi akuzave të bëra më herët. Një apel bëri dhe ndaj kryeministrit Rama, për të cilën ka bërë një kërkesë për interpelancë në seancës e radhës plenare, lidhur me çështjen.

Kërkesë që këtë të mërkurë u refuzua nga kreu i qeverisë.

Etiketa: dosja e XibrakësEdi RamaGazment BardhiKryesore1Olsi RamaRamaXibraka

Lajme të lidhura

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Izolohen në ‘41 bis’ dy të dënuarit përjetë

Izolohen në ‘41 bis’ dy të dënuarit përjetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com