Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli këtë të mërkurë vendimin për konfirmimin ne detyrë të prokurorit të Tiranës, Platin Aliçka. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Roland Ilian.
Gjatë seancës dëgjimore më 2 prill, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Platin Aliçka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në Sarandë në vitin 2008 dhe u transferua në Prokurorinë e Elbasanit në vitin 2015 ku e ushtroi funksionin deri në 2016-ën. Në vijim, ai është komanduar pranë Prokurorisë së Tiranës ku dhe vijon të ushtrojnë detyrën pas caktimit nga KLP në maj të vitit 2023 nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.
Discussion about this post