GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Abuzime me klorin e ujit në Durrës dhe Berat, denoncimi në KPP: Analiza formale dhe çmim fiktiv

12:39 - 03/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Abuzime me klorin e ujit në Durrës dhe Berat, denoncimi në KPP: Analiza formale dhe çmim fiktiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ndërmarrjet e Ujësjellësit të Durrësit dhe të Beratit janë denoncuar në KPP nga e njëjta firmë për prokurimet e klorit.  Megjithëse, në rajone të ndryshme, shoqëritë janë prekur potencialisht nga korrupsioni me fondet, madje administratorët bëjnë abuzime në kurriz të shëndetit të njerëzve. UKD drejtohet nga Spartak Kovaçi, drejtues i njohur për menaxhimin korruptiv të fondeve dhe çuarjen në falimentim të shoqërisë. Me ndryshimet e fundit, pas falimentit, Kovaçi varet drejtpërsëdrejti nga ministrja Belinda Balluku, e cila e mbështet.

Ndërkohë, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako si aksionarja e dytë më e rëndësishme, ka një ndikim të madh mbi vendimmarrjen e Kovaçit. Ndërmarrja tjetër, Ujësjellësi i Beratit drejtohet nga Polizoj Ikonomi, i cili varet plotësisht nga kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo si aksioner i 66% të aksioneve të shoqërisë.

Tashmë në të njëjtën datë ata janë denoncuar nga firma “Albania Distribution Chemicals”. Sipas dokumenteve që disponojmë, Bashkia Durrës është denoncuar për tenderin me numër reference REF-92520-12-29-2023, me fond limit 50 milionë lekë.

Ky tender ka si objekt “Blerje pluhur hipoklorit kalciumi” dhe është hapur nga UKD më datë 3 janar 2024 dhe më datë 16 janar është shpallur fituese kompania “2 AT” sh.p.k. me ofertë  30 milionë lelë, në pronësi të biznesmenit Nuçi Shamija. Por, më datë 25 mars 2024, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë autoritetit kontraktor dhe njëherazi pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është dorëzuar ankesa e “Albania Distribution Chemicals”. Kompania pretendon se forma fituese ka një ofertë anomalisht të ulët dhe mbi të gjitha nuk argumenton me dokumentacion përse ka vendosur këtë ofertë .“Pretendon skualifikim të operatorit ekonomik tjetër “2 AT” SHPK, pasi është evidentuar si ofertë anomalisht e ulët, duke mos përmbushur kushtet e përcaktuara në pikën 2 të nenit 93 të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”. Kërkojmë skualifikimin e Operatorit tjetër Ekonomik në bazë të argumentiveme ligjore sipas Ligjit të Prokurimit Publik”, thuhet në ankesë.

Madje ankimuesi denoncon se oferta e firmës fituese nuk është marrë fare në shqyrtim nga Autoriteti Kontraktor, madje ata as nuk kanë bërë një përllogaritje në bazë të cilit çmim është menduar produkti që të vendoset oferta. Pasi arritën në përfundimin se “oferta anomalisht e ulët e vendosur nga Operatori tjetër Ekonomik është e pajustifikuar. Kërkojmë skualifikimin e Operatorit tjetër Ekonomik në bazë të argumentimeve ligjore sipas Ligjit të Prokurimit Publik”. Ky ishte denoncimi i dytë që kjo firmë bën për këtë tender në Ujësjellësin e Bashkisë Durrës.

Denoncimi për ujësjellësin e Ervin Demos

Në të njëjtën ditë është bërë denoncim për tenderin me numër reference REF-98619-03-18-2024 dhe objekt ‘Blerje Hipoklorit Kalciumi dhe Natriumi’. Për këtë prokurim është vënë në dispozion fondi limit me vlerë 58 milionë lekë dhe afati i fundit për paraqitjen e ofertave ka qenë 29 mars 2024, por siç duket procedurat kanë ngecur për shkak të këtij denoncimi.

Nuk e dimë se cili ka ndërhyrë nga lart, kryetari i Bashkisë Ervin Demo apo ministrja Belinda Balluku, por kompania që ankohet për skualifikimin është po ajo që është nxjerrë jashtë loje në Durrës. Denoncuesi “Albania Distribution Chemicals” shprehet se duhet të rishikohen edhe njëherë ofertat që janë skualifikuar në shkelje të ligjit si dhe të modifikohen disa pika në tender që sipas tij janë diskriminuese dhe nuk qëndrojnë komfort ligjit.

Më konkretisht, denoncuesi shprehet se afati i vendosur për të disponuar analizat nga ISHP brenda 4-5 ditëve është i pamjaftueshëm, vetëm nëse favorizohet ndonjë kompani që i ka të gatshme, pra që nuk i kryen analizat.

“Autoriteti Kontraktor ka kërkuar flet analizën nga I.SH.P ( Instituti i Shëndetit Publik ) për çdo parti mall që do të furnizohet. Nga ana jonë ky kriter është lehtësisht i realizueshëm, por koha që i duhet ISHP për të realizuar ketë analizë është 20 deri 30 ditë dhe ky afat bie ndesh me kërkesën qe bën Autoriteti për dorëzimin e mallit që është 3 ose 5 ditë. Në vijim të këtij sqarimi ju bëjmë me dije se Instituti i Shëndetit Publik nga momenti që bën kërkesën për kryerjen e analizës deri në marrjen e kësaj analize zgjat të paktën 20 ditë. Për ta vërtetuar sa më sipër po ju dërgojmë disa nga Analizat tona të kryera tek ISHP, në të cilat shihet qartë data e kërkesës dhe data e protokollimit të Analizës ( duhet të keni parasysh edhe kohën që merr dërgimi me postë e analizës nga ISHP tek subjekti). Bashkangjitur do të gjeni disa analiza. Për këtë arsye është e pamundur te dorëzojmë se bashku me Analizën e ISHP për 3 deri 5 ditë nga momenti i kërkesës tuaj”, shprehet ankimuesi.

Duke marrë parasysh këto pika të evidentuara në dokumentet e tenderit, ankimuesi kërkon që AK të rishikojë tenderin dhe të bëjë modifikime.

Gjithsesi, për të dyja rastet do të pritet vendimi i KPP që drejtohet nga Jonaid Myzyri. Ndërkohë, nga pretendimet e mësipërme del se administratorëve nuk ua ndjen për analizat e klorit, por vetëm çojnë paratë e tenderave tek miqtë e tyre apo të rekomanduar nga lart. Pra, analizat e dorëzuara janë formale (pasi është e pamundur të kryhen aq shpejt) ndërsa banorët në Durrës dhe Berat do vazhdojnë të konsumojnë ujë të  pasigurt.

Etiketa: abuzimdemoDenoncimKovaciKPPNuci shamijaSakotenderujesjelles durresujesjelles tirane

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
PS miraton komisionin për “Dezinformimin”, opozita: Cënon median

PS miraton komisionin për “Dezinformimin”, opozita: Cënon median

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer...

Lexo më shumë
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25
Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

10:45 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com