GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erion Veliaj, ky hajdut shejtanbudalla!

15:22 - 04/04/24
në Aktualitet, Editorial, KRYESORE, Kryesore2, OP-ED, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliaj, ky hajdut shejtanbudalla!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa herë që pushtetarëve të lartë u vihen pranga, kolegë dhe shefa të tyre i paraqesin si dele të zeza që kanë dalë nga udha e Zotit. I pari që ka përdorur këtë skemë propagande për ti deformuar aferat multi-miliardëshe të korrupsionit në fenomene të kufizuara ishte kreu i qeverisë, Edi Rama.

Ministrat, deputetët dhe pushtetarët e tjerë nën të i qëndrojë të njëjtës linjë sipas urdhrave të marrë. Thonë se përgjegjësia është individuale dhe se nuk komentoje çështjet e drejtësisë.

Nga radha nuk mund të dilte as kryetari i Bashkisë së Tiranës. Javën e kaluar, drejtorë të rëndësishëm të Erion Veliajt përfunduan pas hekurave, pas hetimeve që faktuan llumin e korrupsionit në bashkinë më të madhe të vendit. Referuar akuzës së Prokurorisë së Posaçme, dy drejtorët e Veliajt, Mariglen Qato dhe Redi Molla, ishin pronarët faktikë të një firme që ka përfituar nga vetë bashkia e Tiranës dhe institucionet nën varësi kontrata tenderuese në mënyrë korruptive. Thënë më thjesht, bashkëpunëtorët e ngushtë të “Lali Erit”, paratë e taksapaguesve, i fusnin në xhepat e tyre. Për biznesin e tyre janë dhënë edhe leje ndërtimi nga Erion Veliaj, ndërsa për një hotel shumëkatësh në Durrës, firma ku aksioner rezulton një prej drejtorëve të arrestuar, ka përfituar statusin special, që sipas një ligji të mazhorancës, u fal taksat.

Lidhur me arrestimet, Veliaj reagoi vetëm një ditë më parë gjatë një aktiviteti me nxënës të shkollës “Qemal Stafa”, duke shfrytëzuar fëmijët për të dhënë mesazhet e tij të propagandës.

Kryebashkiaku tha se edhe pse “dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi”, puna në bashki duhet të ecë përpara.

“Në ditët në vijim do të duhet të mendojmë me kolegët e bashkisë, disa masa konkrete që do duhen marrë, në mënyrë që të kemi një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial nga standardet më të mira publike. Pasi Bashkia Tiranë duhet të jetë kampione edhe në procedurat e prokurimit, garantimin e transparencës, shmangien e konfliktit të interesit. Unë shpresoj dhe jam i bindur se drejtësia do të bëjë punën e saj në mënyrë profesionale, të drejtë e të pavarur. E ndërkohë, në bashki ne duhet të vazhdojmë me më shumë vrrull punën, jo vetëm për të mos cenuar në asnjë moment besimin e qytetarëve te ne, por për të përmbushur ndaj çdo banori e banoreje të Tiranës premtimet për të cilat jemi zotuar”, shtoi Veliaj.

Por, a është në të vërtetë ai drejtuesi i kulluar të cilit bashkëpunëtorët ja kanë punuar pas shpine, ashtu siç edhe shfaqet? Vërtetë nuk ka pasur dijeni për zullumet që njerëzit e tij më të afërt bënin me paratë e taksapaguesve?

Apo po luan rolin e shejtanbudallait?

Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria e Posaçme nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj Veliajt, duke e shfaqur si një dede të mjerë që s’merr vesh nga punët e korrupsionit. Megjithatë, dosja e paraqitur në gjykatë zbulon të dhëna interesante për të kuptuar rolin e drejtuesit të Bashkisë së Tiranës.

Vendimi i gjykatës së Posaçme që konfirmoi masat e sigurisë për drejtorët e Veliajt, ngre dyshime për aksionerët e vërtetë të hotelit të sipërpërmendur në Durrës dhe kompanisë gjakpirëse.

Komunikimet private të J.B., punonjëses së “5D Konstruksion”, që sipas SPAK është “de fackto” në pronësi të Qatos dhe Mollës, sugjerojnë se Erion Veliaj jo vetëm që i di mirë punët e pista të drejtorëve të tij, por është bashkëhajdut me ta.

“Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta”, thotë punonjësja në një komunikim në kofidencë me një tjetër person.

Dëshmia e administruar në dosjen hetimore, pra, sugjeron se Veliaj nuk është ai kryebashkiaku deli që kujdeset për ata që i dhanë votën, por një kryehajdut që vjedh pa mëshirë qytetarët që i kanë besuar administrimin e taksave që paguajnë.

Megjithatë, SPAK duket se e ka amnistuar në këtë aferë të parin e bandës së organizuar të hajdutëve. Ndërsa Gjykata e Posaçme, nga ana tjetër, ndryshe nga rasti i Ilir Beqajt, nuk guxoi të sugjeronte ngritjen e një akuze penale ndaj Veliaj, pavarësisht të dhënave kokëforta.

Etiketa: 5dBashkia Tiranedosja 5 DErion Veliajkryesore2

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Para
Vranë me thikë 18-vjeçarin në Tiranë, lihen në burg të arrestuarit

Vranë me thikë 18-vjeçarin në Tiranë, lihen në burg të arrestuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com