Izolimi në Dhomën e Bardhë të tre banorëve të BBV ka sjellë reagime në rrjetet sociale, ku tashmë, shifrat kanë ndryshuar ndjeshëm.
Si çdo javë, bëhet një listim të këtyre personazheve, duke na treguar edhe sesi ka ndryshuar trafiku në “Instagram”-et e tyre. Dhe shifrat përgjatë kësaj jave, duhet thënë kanë folur shumë qartë. Kjo javë ka qenë e trazuar edhe për Jul Dedën. Fillimisht, ai shprehu keqardhje për largimin e Eglës nga Big Brother, por kur u njoh se tre personazhet e rinj, ishin tek dhoma e bardhë, duket se aktori ka shprehur pakënaqësitë ndaj produksionit, duke u shprehur se është zhvlerësuar zarfi i zi.
Në rrjetet sociale, javë pas jave, Juli ka pasur një rritje thuajse konstante, ku përgjithësisht ka arritur të ketë rreth 1 mijë ndjekës të rinj. E tillë ka qenë edhe këtë javë, ku aktori ka mbledhur 1 mijë ndjekës të rinj, duke shkuar nga 448 në 449 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje në numrin e tyre të ndjekësve. Roza numëron sërish 328K pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rikja ka shtuar 1 mijë ndjekës në “Instagram”. Prej disa javësh, Roza Lati ka qëndruar në vend në rjetet sociale.
Ndonëse është ndër personazhet më aktive në Instagram, gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother, moderatorja nuk ka shkëlqyer asnjë javë në Instagram. Ndoshta shkak për këtë janë bërë edhe dinamikat e javës, ku javët e fundit Roza ka zgjedhur që most ë përfshihet. Kalojmë te një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni, të cilët në prime-in e së martës u skualifikuan nga loja me zarf të zi. duke shkuar kështu në “Dhomën e Bardhë”.
ë dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 4.4 mijë ndjekësish dhe Meritoni me 3 mijë ndjekës më tepër. Kjo është hera e parë që Ilnisa ka një numër më të madh ndjekësish në Instagram sesa partneri i saj. Ndonëse në rrjet Ilnisa shpesh komentohet si antagoniste në atë shtëpi, këtë javë ndjekësit kanë vërshuar në Instagramin e saj, duke ia kaluar disa konkurrentëve të tjerë, përfshi këtu edhe partnerin e saj, Meritonin.
Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë rikthyer në krahët e njëritjetrit pas disa keqkuptimeve, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 5 mijë ndjekës duke shkuar në 130 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 3K dhe tani numëron 334 mijë. Edhe për Heidin, kjo është hera e parë që kalon Romeon me numrin e ndjekësve. Ndonëse ka trefish më pak se partneri i saj, rritja përgjatë ditëve të fundit ka qenë shumë e shpejt. Shkak mendohet se janë bërë pikërisht dinamikat në shtëpi, që shpesh herë e kanë vendosur Heidin si kryefjalë të Big Brother
Ndërkohë, një rritje prej 4 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 258 në 262 mijë. Moderatorja nuk ka spikatur me dinamikat në shtëpi, por duket se ndjekësit në “Instagram” për të vetëm vijojnë të rriten, duke ndryshuar nga realiteti i lojës së saj. Sa i përket disa prej banorëve më të rinj se pjesa tjetër e shtëpisë, Françeska ka shtuar 3.1K në Instagram, Liami është rritur me vetëm 300 ndjekës, ndërsa Jetmiri nuk ka patur asnjë ndryshim duke numëruar sërish 55.3K.
Nga ana tjetër, Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta kohët e fundit. Pas një konflikti të rëndë me Meritonin, Egla u skualifikua nga loja me zarf të zi javën e shkuar. “Prime”-in e së martës megjithatë, zbuluam se në fakt aktorja ndodhej sërish brenda ambienteve të shtëpisë, në atë që quhet “Dhoma e Bardhë”, ku iu bashkua edhe Meritoni dhe Ilnisa.
Megjithatë, aktorja ka fituar plot 3.2K ndjekës në Instagramin e saj. Duke ditur profilin e Eglës, që nuk është një personazh shumë aktiv në Instagram, padyshim që kjo rritje ka një tjetër kuptim, duke e shndërruar atë në një ndër personazhet më të lakuar edhe në rrjetet sociale.
gijotina.com/
Discussion about this post