GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazetarja rrëfen takimin me Zamir Dulen: Ra në depresion pas dhunës

10:47 - 06/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetarja rrëfen takimin me Zamir Dulen: Ra në depresion pas dhunës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Rudina Xhunga në një lidhje telefonike në emisionin “Breaking” në Top News ka rrëfyer takimin e fundit që pati me Zamir Dulen, gazetarin e kronikës së zezë që ndërroi jetë një ditë më parë.

Gazetari ndërroi jetë në një spital privat në Tiranë, ku ndodhej i shtruar pas ndërhyrjes kirurgjikale së cilës iu nënshtrua. Dule do të prehet në vendlindjen e tij në fshatin Miras të Korçës, ndërsa lajmi i hidhur është mësuar nga familjarë të të ndjerit.

“Ngushëllime familjes, unë e kam takuar në Miras me nënën, nuk e harroj kurrë nënën e tij. Ishte një kohë me idealist dhe ambiciozë, Zamiri ishte nga të të tillë, ishte ambicioz dhe idealist. Ishin kohë që nuk mund t’i shpjegosh dot, unë isha gazetare kulture në kohën kur Zamiri ishte gazetar i kronikës. Ishim në të njëjtat zyra, në të njëjtat mbledhje, në të njëjtat biseda, në të njëjtat tavolina. Unë nuk e dija që Zamiri, pasi të gjithë iknin në shtëpi, ai flinte në redaksi, nuk e kam ditur këtë gjë, e kam mësuar vetëm ditën kur jam kthyer në redaksi, ka qenë data 4 mars dita kur pashë kompjuterin tim të djegur, një prej shumë kompjuterave të Kohës.

Ai u mor me vete në polici, u keqtrajtua dhe u dhunua në atë mënyrë në të cilën nuk u mor vesh kurrë, askush nuk mund të thotë se çfarë ndodhi atë natë, por dimë të themi që pas asaj nate Zamiri përfundoi misionin e tij të gazetarit dhe u kthye tek vetja, të gjithë në një moment frike dhe tmerri, pas këtij reagojmë në mënyra të ndryshme, dikush streohet në kompromise, dikush në depresion, mesaduket ky ishte fati i Zamir Dules, të streohej në depresion, pas dhunës shtazarake.

Zamiri nuk kishte probleme të shëndetit mendor, ai ishte i tërhequr. Ai nuk donte të fliste më e askënd. Ishte një reagim ndaj gazetës që e pësuan gazetarët, është rrjedhojë e mënyrës se si reagonte qeveria e asaj kohe ndaj medias, represion dhe dhunë, shumë gazetarë e pësuan, të tjerë bënë kompromis, të tjerë shpëtuan”, tha Xhunga.

Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”. Qeveria e kryeministrit socialist Fatos Nano i akordoi gazetarit Zamir Dule pension special, në shenjë vlerësimi për punën në kushte të përndjekjes dhe sidomos për torturimin e tij nga struktura policore. Pas largimit nga gazetaria Dule u zhvendos në Korçë, ku jetonte me vëllanë në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit. Shëndeti i tij është përkeqësuar vazhdimisht.

Etiketa: rrefimRudina XhungaTakimzamir dule

Lajme të lidhura

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
PD voton sot kryetarin e ri të degës së Lezhës, 3 kandidatë në garë

PD voton sot kryetarin e ri të degës së Lezhës, 3 kandidatë në garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni

11:59 - 01/02/26

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe...

Lexo më shumë
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com