GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses

14:41 - 09/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mik i çmuar”, Xhaçka lëvdata homologut grek: Kemi mirëkuptim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediet, i bëri apel mazhorancës të votojë të enjten në Kuvend për dërgimin e përputhshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, pasi votimi kundër, sipas tij, do të ishte krim në flagrancë.

Bardhi tha se Partia Socialiste nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“I bëj apel cilido që ka mbështetur zbatimin e reformës në drejtësi që të reagojë sot sepse nëse praktika e moszbatimit të sipas dëshirës së  vendimeve të drejtësisë do të ishte një praktikë e rrezikshme që do të hidhte në erë parimet që udhëheqin një shtet ligjor. Do të ishte një precedent i rrezikshëm, mazhoranca të reflektojë të tërhiqet nga porosia që i ka dhënë deputetëve për të mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të dorëzojë para drejtësisë Olta Xhaçkën dhe më pas të gjithë zyrtaret me në krye Edi Ramën”, u shpreh Bardhi.

“Nëse këtu ka drejtësi dhe prokurori, cilido deputet që ngre kartonin për të refuzuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese kryen krim në flagrancë”, tha Bardhi.

“Ligji për Gjykata Kushtetuese thotë se pengimi për të zbatuar vendimet dënohet sipas kodit penal. Cilido që pengon zbatimin e vendimit kryen krim. Është detyrë e drejtësisë të na provojë që nuk ka krim që kryhet në sytë e opinionit publik që mbetet i pandëshkuar”, tha ai.

Bardhi u ndal edhe tek situata brenda Partisë Demokratike, duke akuzuar Bashën se po bën opozitën e opozitës.

“Ata janë opozitë e opozitës. Shqipëria ka parë modele të tilla në 33 vite. Vendimi ynë është që kushdo që bën opozitën e opozitës ka vendosur të flasin me veten. Ne i kemi lënë të flasin me veten dhe do vazhdojnë të flasin me veten. Opozita nuk ka asgjë në dorë që të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë, nuk kemi pushtet e nuk kontrollojmë institucionet shtetërore, të vetmit që kanë mekanizma ndaj institucioneve të drejtësisë është pushteti, është kryeministri. Vetëm një njeri i pushtetshëm mund të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë”, tha Basha.

“Këto bashkëbisedimet  me veten i kam lënë t’i zhvillojë në mënyrë permanente. Ne kemi një përgjegjësi në raport me qytetarët për të bërë opozitën e vendit, pastaj këtë opozitën e opozitës Shqipëria ka parë modele të tilla”, tha Bardhi.

I ndalur te Drejtësia, ai u shpreh se është shumica ajo që kontrollon institucionet e drejtësisë, ndërsa opozita nuk ka instrumente të tillë. “Nuk kontrollojmë as institucione shtetërore. Të vetmit që kanë mekanizma presioni ndaj drejtësisë është pushteti dhe kryeministri. Vetëm një njeri i pushtetshëm mund t’i ushtrojë presion drejtësisë”, tha Bardhi.

Etiketa: Gazment BardhiOlta Xhacka

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Gjinekologia: Ja arsyet që çojnë në aborte dhe anomali te fetusi

Gjinekologia: Ja arsyet që çojnë në aborte dhe anomali te fetusi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com